Vip

Dua Lipa gjen të dashur të ri

Dua Lipa gjen të dashur të ri
23:15 | 29 Shtator 2022

Dua Lipa ka gjetur të dashur të ri. Ai është prezantuesi 38 vjeçar i Daily Show, Trevor Noah

Dua Lipa dhe Trevor Noah kanë filluar një lidhje të re. Këngëtarja kosovare 27 vjeçare dhe prezantuesi i Daily Show 38 vjeçar janë kapur duke u puthur pas një darke intime në një restorant në New York.

Fotot janë publikuar sonte nga Daily Mail e ku çifti janë parë duke shijuar një darkë romantike në qytetin e New Yorkut.

Ata janë parë të ulur së bashkë në një restorant relaksues, teksa hapësira e tyre ka qenë e ndarë nga të tjerët.

Këngëtarja dhe gazetari dhe humoristi janë parë mandej duke u puthur dhe përqafuar.

Lipa ka qenë në lidhje me Anwar Hadid deri në fund të dhjetorit 2021.

Trevor ishte raportuar se i dha fund lidhjes me Minka Kelly në maj të këtij viti.

Lipa pak më parë kishte një paraqitje të nxehtë në Grammy, të cilin ngjarje e prezantoi Noah.

Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër

Të tjera