×
  • Vip
  • Vip

    Dua Lipa duket tejet atraktive me një bluzë transparente, teksa performon para mijëra fansave në Madrid

    FrontOnline
    11 Korrik 2024

    Dua Lipa tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa ngjitej në skenë në Festivalin ‘Mad Cool’ në Madrid, Spanjë të mërkurën.

    Këngëtarja 28-vjeçare, shkaktoi emocione teksa tregonte trupin e saj mahnitës në një bluzë të shkurtër transparente, që theksonte barkun e saj të tonifikuar.

    Veshja përfshinte detaje me shkëlqim dhe ajo e kishte kombinuar me pantallona të shkurtra me rruaza argjendi.

    Duke shtuar lartësinë e saj me një palë çizme të zeza, Dua e plotësoi veshjen e saj me çorape me dizajn rrjete.

    Me një paletë të lehtë makijazhi, super ylli i muzikës pop kishte lëshuar flokët e saj që binin lirshëm mbi shpatullat për performancën e saj në skenë.

    Dua Lipa ishte e rrethuar nga kërcimtarë mbështetës të veshur me rroba të zeza të ngushta për performancën e saj.

    Paraqitja e Duas në festival vjen pas performancës spektakolare në Glastonbury, në qershor.

    Ylli interpretoi disa hite nga repertori i saj dhe realizoi disa lëvizje akrobatike të kërcimit teksa përshëndeti mijëra në fermën Worthy.

    Në një pikë, Dua u afrua pranë turmave ndërsa këndonte këngën e saj të re hit “Physical”.

    Dua shndërroi Glastonburyn në një klub nate për një orë e 45 minuta, duke kënduar hite si: “Houdini”, “Cold Heart” dhe madje një remiks të “New Rules”.

    Shikuesit u mahnitën nga performanca dy-orëshe e Duas që përfshinte vokale live në shumë nga këngët.

    Dua përndryshe është duke shijuar edhe suksesin e albumit të saj të tretë, “Radical Optimism”, të cilin e nxori në shitje këtë vit. /Telegrafi/

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Vip13 Korrik 2024
    Kylie Jenner, e cila do të mbushë 27 vjeç më 10 gusht, ndau lansimin e saj të fundit për linjën e saj...
    Vip12 Korrik 2024
    Edona James që nga përfundimi i “Big Brother VIP Kosova”, ku ishte finaliste, po jeton në Kosovë. Dikur jeta e saj zhvillohej...
    Vip12 Korrik 2024
    Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka rrëmbyer vëmendjen e fansave dhe publikut të gjerë pasi publikoi një seri fotografish të reja në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    SPAK ka lëshuar disa urdhërarreste me vendim gjykate për inceneratorin e Tiranës. Operacioni për ekzekutimin e urdhërarresteve u krye nga agjentët e...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kosova si shteti më i ri evropian krenohej me popullsinë më të re. Mirëpo kjo popullsi ka nisur të plaket. Dhe Kosova...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Vala ekstreme e nxehtësisë ka bërë që temperaturat në pjesë të Evropës qendrore dhe jugore të arrijnë deri në 40 gradë celsius...
    Kronika13 Korrik 2024
    Dy persona janë zhdukur në Prizren ditën e premte. Policia njofton se bëhet fjalë për vëlla dhe motër, të cilët janë larguar...
    Lajme13 Korrik 2024
    Ministria e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se ka marrë masa idhur me qarkullimin e automjeteve në vend...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Një depo nafte është përshirë nga zjarri në rajonin juglindor rus të Rostovit, pas një sulmi ukrainas me dronë mëngjesin e 13...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.