×
  • Lajme
  • Lajme

    Drogë nëpër këpucë, USB në kuti qumështi, mënyrat se si futen gjërat te të burgosurit në Kosovë

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Jo rrallë herë në Institucionet Korrektuese tentohet për kontrabandë.

    Gjërat të cilat më së shpeshti tentohet të futen janë kryesisht telefonat mobil, lëndë narkotike- marihuanë, USB të ndryshme apo SD kartë, para por edhe gjësende tjera të palejuara.

    Tentim i futjes së drogës përmes jaknes së sjell nga familja në vizitë
    Mënyra më e shpeshte e tentim futjes së kontrabandës është përmes gjesendeve të sjalla nga familjarët përmes vizitave familjare, por edhe përmes hedhjes së gjerave mbi murin rrethues të institucioneve, sidomos aty ku institucionet janë në vende të urbanizuara dhe në afërsi të rrugës dhe objekteve të banimit.

    Dubrave, tentimi i futjes së drogës përmes patikave, të sjella nga familja në vizitë

    Sipas, SHSKUK, në rastet kur gjërat janë gjetur në gjësendet që familjarët i kanë sjellë për personat e burgosur ndaj tyre janë lëshurar urdhëri për ndalesë të hyrjes në vizitë për periudhë të caktuar prej 3 deri në 6 muaj

    “Kur kontrabanda gjendet brenda Institucioneve Korrektuese, aplikohen masat sanksionuese të brendshme sipas Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale dhe Udhëzimit Administrativ MD-NR.02/2016 i cili përcakton llojin e shkeljeve disiplinore dhe masat të cilat duhet të shqiptohen”.

    Tutje, sipas LESP-së kur personi i burgosur “Është në posedim ose merret me sendin e palejuar” ai kryen shkelje të rënd disiplinore e cila mund të ndëshkohet prej 1-15 ditë vetmi.

    “Në rastet kur gjësendet e kontrabanduara gjenden tek vizitorët, ndaj tyre lëshohet urdhër-ndalesa për hyrje në institucione korrektuese për një periudhë të caktuar.

    Në rastet kur gjësendi i gjetur paraqet rrezikshmëri për individin apo institucionin apo mund të jetë objekt për kryerjen e veprës penale, për rastin e gjetjes njoftohet Policia e Kosovës të cilët merren me personat dhe vazhdojnë procedurën e rregullt ligjore”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së për indeksonline.

    Ndërkohë që, Qendra Korrektuese e Dubravës si qendër me e madhja në vend dhe me numrin më të madh të të burgosurve dhe vizitave, zakonisht ka numrin më të madh të rasteve të tentim futjes dhe gjetjes së kontrabandës por raste të tilla të tentim futjes së kontrabandës sidomos në kohët e fundit ka edhe nëpër Qendrat e Paraburgimit dhe raste janë të evidentuara pothuajse në të gjitha institucionet.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.