×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Drogë me postë nga Anglia drejt Shqipërisë, në pranga dy 18 vjeçarë

    FrontOnline
    18 Gusht 2022

    Dy 18 vjeçarë janë arrestuar në Durrës pasi akuzohen se sillnin lëndë narkotike me postë, nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri.

    Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë së Postës Shqiptare dhe Prokurorinë e Tiranës, bënë të mundur organizimin dhe finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Green mail 2”, shkruan abcnews.al, transmeton klankosova.tv.

    Si rezultat i operacionit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve M. V., 18 vjeç dhe D. Sh., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

    Në vendin e quajtur “Rrethrrotulli”, Plepa, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në taksinë me të cilën udhëtonte drejt Tiranës, shtetasi D. Sh.

    Si rezultat i kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 pako kartoni, brenda të cilave ndodheshin 5 qese me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale rreth 340 gramë.

    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se pakot kanë ardhur me postë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri dhe se porositësi i tyre është shtetasi M. V., i cili ka dërguar shtetasin D. Sh. për t’i marrë pakot nga vendi i mbërritjes (Durrës) dhe për t’i sjellë në Tiranë.

    Vijon puna nga Njësia për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në të.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    Ky është operacioni i dytë policor i zhvilluar brenda 3 muajve të fundit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet postës, nga Mbretëria e Bashkuar. Operacioni policor i koduar “Green mail” u zhvillua më 30 qershor 2022 dhe si rezultat u sekuestruan rreth 1.3 kilogramë kanabis dhe u vunë në pranga 2 shtetas.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar të komentojë edhe sot, votimin drejt pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. I pyetur...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Një situatë si ajo e Banjskës po paralajmërohet se mund të përsëritet. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se...
    Sport28 Mars 2024
    Pas formës së mirë dhe golave me Rapid Bukureshtin, Albion Rrahmani pritet që në verë të bëjë hapin e madh, gjë që...
    Sport28 Mars 2024
    Toni Kroos raportohet se ka rënë dakord të rinovojë kontratën me Real Madridin. Kontrata aktuale e mesfushorit skadon në fund të këtij...
    Lajme28 Mars 2024
    Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar rezolutën e opozitës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti....
    Lajme28 Mars 2024
    Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut do të jetë derë e re për drejtësi për shtetasit e Kosovës, nëse vendi anëtarësohet...
    Lajme28 Mars 2024
    Gjatë sesionit të paradites, ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes u mor në pyetje nga gjyqtari Guénaël Mettraux i cili e pyeti lidhur me një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.