[wp-story]

Kronika

Drogë e armë të ftohta nëpër shkolla, arrestohen 3 nxënës

Drogë e armë të ftohta nëpër shkolla, arrestohen 3 nxënës
09:18 | 28 Shtator 2019

Policia e Kosovës ka arrestuar në Ferizaj tre nxënës të moshës 17 dhe 18 vjeçare, pasi u janë gjetur në posedim substanca të dyshuara narkotike dhe thika, njofton Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurorinë Themelore të Ferizajit.

Njësitet patrolluese të policisë kanë ndaluar të dyshuarit dje paradite në oborrin e Gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë te njëri nxënës kanë gjetur një thikë dhe një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë ndërsa te i dyti poashtu një thikë.

Gazeta Sinjali merr vesh se policia ka bastisur edhe banesën e të dyshuarit të tretë me crast në korridorin e objekit të banimit ka gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë ndërsa në dhomat e gjumit të prindërve si dhe të motrës ka gjetur dy armë gjuetie me leje te skaduar për të cilat është hapur rast.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera