Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Driton Selmanaj jep detaje të reja për përplasjen e sotme në Kuvend, fajëson Nagavcin

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, i ftuar në emisionin Pressing në T7, ka sqaruar se si erdhi deri tek përplasja mes deputetëve në Kuvend.

    Për Selmanaj, ajo situatë nuk është përleshje fizike por situatë e tensionuar.

    “Nuk kisha thënë përleshje fizike por ishte situatë e tensionuar. Kjo për dy arsye. E para për udhëheqjen skandaloze nga nënkryetarja Nagavci e cila e ka përcaktuar vetë rregulloren dhe ka lejuar të ketë rrëshqitje dhe tendenca për të krijuar situata të pazakonta. Është hera e dytë që po trajtohet kjo çështje nga në Kuvend e thirrur nga VV. Nuk po ofrohet zgjidhje për të ofruar afërsi për ata që nuk janë gjetur dhe familjarët e tyre”, thotë ai.

    Tutje ai ka shtuar se gjatë kësaj situate të tensionuar kishte përplasje mes Arben Gashit dhe Saranda Bogujevcit, duke vazhduar me Gashin e Kusarin.

    “Kishte përplasje me fjalë mes Arben Gashit dhe Saranda Bogujevcit dhe pastaj e Gashit me zonja Kusari Lila. Nuk ka pasur debat me Hajrullah Cekun dhe Hekuran Muratin. Vjen një moment kur Gashi tha mjaft më. Mos shpifni. Referencat ishin shpifëse. Fjalimi im u lexua në gjysmë nga ana e zonjës Bogujevci. Tërësisht tendencioze. Unë kam thënë instrumenti i raportimit për këtë temë është konsumuar. Jo është konsumuar tema e të pagjeturve. Ajo nuk konsumohet kurrë”, shton Selmanaj.

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2023
    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar statusin e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me presidentin serb Aleksandar Vuçiq....
    Lajme21 Mars 2023
    Nuk kanë kaluar as 24 orë nga takimi në Ohër dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tentuar ta bindë opinionin se...
    Lajme21 Mars 2023
    Komuna e Mitrovicës prin me numrin e rasteve sociale. Kjo bën që nevoja për ndihma të jetë e madhe. Ka familje që...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka komentuar për herë të parë dorëheqjen e Shqipe Mjekiqit nga pozita e nënkryetares...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Deputetët në Ugandë kanë miratuar një projekt-ligj të diskutueshëm anti-LGBTQ+, i cili do t’i bënte aktet homoseksuale të dënueshme me vdekje, duke...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Pas edhe një vizite tjetër në Washington dhe aktiviteteve të shumta diplomatike që kanë pasur në Kongres dhe Senat, përfaqësuesit politikë të...
    Lajme21 Mars 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për Planin Evropian, deklaroi se asnjë kryeministër s’ka bërë kaq dëm sikur...
    Vip21 Mars 2023
    Sonte në “prime” u komentua loja e Kiarës brenda “BBVA”, ku disa prej banorëve u shprehën që ajo ka arritur deri këtu...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    5 deputetë të Kuvendit në Shqipëri do të lënë mandatin e ligjvënësit për të garuar në elektoralet e 14 majit për kryetar...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.