×
  • Sport
  • Sport

    Driton Kuka e zbulon bisedën me Akil Gjakovën para finales

    FrontOnline
    19 Prill 2021

    Kosova e ka zënë vendin e parë në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.

    Xhudistët nga Kosova arritën të sigurojnë dy medalje të arta, një të argjendtë dhe dy vende të pesta, shkruan FrontOnline.

    Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka folur për suksesin e arritur në këtë kompeticion.

    Kuka tha se është tejet i lumtur me suksesin e arritur nga skuadra e tij.

    Ai theksoi se nga kjo garë e veçon medaljen e artë të Akil Gjakovës.

    Kuka me këtë rast tregoi edhe bisedën që e kishe zhvilluar me Akilin para përballjes finale.

    Më thënë të drejtën zëri më ka humbur në luftën gjysmëfinale të Akilit. Sepse kam qenë shumë i zëshëm dhe jo që kam bërtitë aq shumë gjatë luftës, por ndoshta emocioni dhe dëshira e madhe që me shkuar Akili në finale, në fund të luftës e kam parë që zëri diqysh më ka humb”, ka thënë Kuka në “Klan Kosova”.

    “Më pas në finale kam bërtite edhe më shumë por si duket nuk jam dëgjuar edhe aq fort, për arsye se kjo ndodh shpesh nëpër gara. Është e vërtetë që pas titullit të Kampionit Olimpik të Majlindës, dita e djeshme ka qenë diçka që si trajner më ka përmbushur jashtëzakonisht shumë. Për, kah rëndësia e kisha rënditë të dytën”, tregoi ai.

    “A e din si është në komunitet sportiv? sidomos në Kosovë. Po qe këto xhudistët, veç çikat po fitojnë, djemtë s’po fitojnë. Kur ka hyrë Akili në finale kam qenë jashtëzakonisht i gëzuar. Por, sigurisht atë gëzim e kam menaxhuar. Edhe në bisedë me Akilin para se me shkuar në “Tatami” i kam thënë “duhet të shkosh deri në fund”. Tash duhesh të shkosh deri në fund, sepse e arta është e artë dhe nuk vjen çdo herë në finale të Kampionatit Evropian”, përfundoi Driton Kuka./FrontOnline/

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...
    Sport19 Prill 2024
    Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës të premten ka shpallur dënimet për të përfshirët në kurdisjen e...
    Sport19 Prill 2024
    Berat Gjimshiti zhvilloi një tjetër paraqitje mbresëlënëse me Atalantën në UEFA Europa League  në sfidën e dytë çerekfinale ndaj Liverpoolit, aty ku...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Berat Gjimshiti zhvilloi një tjetër paraqitje mbresëlënëse me Atalantën në UEFA Europa League  në sfidën e dytë çerekfinale ndaj Liverpoolit, aty ku...
    Lajme19 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten dorëzoi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktim të masës së paraburgimit ndaj Edin Nevzadit, administrator...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Shqipëria ka njohur një rritje të fortë të importit të fruta-perimeve gjatë këtij viti. Të dhënat tregojnë, se Shqipëria bleu rreth 70...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ogranizata e Kombeve të Bashkuara kanë dënuar shkatërrimin e qëllimshëm të pajisjeve mjekësore të Gazës, shkruan BBC, përcjell klankosova.tv “Misionet e fundit...
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet ushtarake të Serbisë, të quajtura “Vorbulla 2024”, paraqesin shqetësim për institucionet...
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.