[wp-story]

Lajme

Dreshaj: Vitia urgjentisht të raportojë para Komisionit për Shëndetësi për vaksinat

Dreshaj: Vitia urgjentisht të raportojë para Komisionit për Shëndetësi për vaksinat
18:24 | 19 Prill 2021

Javën e kaluar në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi, anëtarët e këtij komisioni ishin dakorduar që të ftohet për raportim ministri i Shëndetësisë̈, Arben Vitia rreth çështjes së vaksinave.

AAK thotë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak se kryetarja e këtij komisioni e cila vije nga e njëjta parti sikurse ministri Vitia, nga Lëvizja Vetëvendosje, raportimin e ministrit e ka shtyrë për javën e ardhshme pa ndonjë shpjegim.

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, i ka bërë thirrje kryetares së Komisionit për Shëndetësi, që ta ftojë me urgjencë ministrin Vitia, për të raportuar për paqartësitë që janë duke ndodhur rreth sigurimit të vakainave.

‘E ftoj kryetaren e Komisionit që me urgjencë ministri Vitia të vjen e të raportojë për paqartësitë e mëdha rreth sigurimit të vaksinave, kjo është nevojë urgjente. Kuvendi duhet ta dijë të vërtetën’, është shprehur Dreshaj.

Postimi i plotë i Dreshajt:

Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Shëndetësi, u dakorduam që sot me datë 19 prill, duke filluar nga ora 10:00, të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit, ku i ftuar për raportim do të ishte ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Krejt kjo ndodh përkundër faktit që pandemia është në vlugun e saj, çdo ditë shënohen qindra raste të reja dhe çdo ditë po merr dhjetëra jetëra njerëzish në Kosovë.

E ftoj kryetaren e Komisionit që me urgjencë ministri Vitia të vjen e të raportojë për paqartësitë e mëdha rreth sigurimit të vaksinave, kjo është nevojë urgjente.

Kuvendi duhet ta dijë të vërtetën!

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera