×
  • Lajme
  • Lajme

    Dreshaj e “godet” Lajçakun: Asociacioni temë e vdekur

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Zëvëndësminitri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj ka reaguar pas deklaratave të Miroslav Lajçak. Nërmjetësuesi i BE-së në bisedimet Kosovë-Serbi ka thënë se nuk ka marrëveshje pa asociacion.

    Por, i ashpër ka qenë Dreshaj në reagimin e tij duke thënë se kompromiset janë zgjidhje për normalizimin e raporteve mes dy shteteve, por që asociacioni nuk është kompromis.

    Dreshaj ka thënë se qytetarët e të gjitha etnive në Kosovë duan të jetojnë në paqe e liri me të drejta plotësisht të barabarta, dhe se rruga e tyre është BE-ja.

    “Në vitin 2013, Republika e Serbisë dhe Republika e Kosovës ranë dakord të vendosnin vetëqeverisje të kufizuar për 10 komuna në Kosovë të banuara kryesisht nga Serbet, siç parashihej në Planin e Athissarit dhe është standard në shumë vende të Evropës.
    Kjo deklaratë e Brukselit ishte gjithashtu e nderlidhur me obligimin e Serbisë për të mos penguar hyrjen e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare si Bashkimi Evropian.
    Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur që nga ajo kohë. Në të dy anet, në Serbi dhe në Kosovë, disa nuk ishin dakord me marrëveshjen. Unë nuk dua të përfshihem në detajet e mosmarrëveshjes.

    Eshtë e rëndësishme të theksohet se të drejtat e pakicave permbushin plotësisht normat në një shkallë evropiane dhe se këto nuk nënkuptojnë të drejta legjislative, gjyqësore ose ekzekutive mbi nivelin lokal. Në këtë aspekt, shqetësimi se sovraniteti i Republikës së Kosovës është në rrezik është plotësisht i pabazuar.
    Nga ana tjetër, unë kundërshtoj fuqishëm faktin se qeveria aktuale serbe ende kërkon më shumë pa dhane, në këtë kontekst, pelqimin e saj p.sh. për qasjen e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Unë gjithashtu nuk i konsideroj këshillat publike nga përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare si efektive. Këtu do të doja të shihja më shumë përmbajtje diplomatike në ndërmjetësim. Të gjithë e dimë që çdo pozicionim substancial publik i pakujdesshëm mund të rezultojë në reagime të ashpra nga të dy palët, të cilat e bëjnë të vështirë çdo kompromis.

    Duhet patur parasysh se kompromiset janë mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.
    Dhe kjo është urgjentisht e nevojshme. Kjo është ajo që njerëzit e të gjitha etnive në Republikën e Kosovës, qytetarët e Serbisë dhe fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor presin nga ne, politikanët e dy shteteve, Serbisë dhe Kosovës, dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.
    Njerëzit në rajonin tonë nuk duan asgjë më shumë sesa të jetojnë së bashku në paqe dhe liri dhe në prosperitet të arsyeshëm dhe një ditë t’i përkasin familjes së madhe evropiane, BE-ja” ka thënë Dreshaj në reagim.

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme20 Prill 2024
    Prokuroria e Ferizajt në kërkesën për paraburgim, ka ngarkuar për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje Valon Aliun, i cili dyshohet...
    Lajme20 Prill 2024
    Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, lidhur me marrëveshjet e arritura me Serbinë....
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Lajme19 Prill 2024
    Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë para pak orësh të premten nga një 17-vjeçar në Ferizaj është stabile. Këtë...
    Vip19 Prill 2024
    I ulur në gjunjë, Bardhi i ka propozuar për martesë partneres së tij, Sarës, dhe përgjigja e saj ishte padiskutim: Pooo! Ata...
    Lajme19 Prill 2024
    Analisti dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, profesori amerikan Daniel Serwer, ka thënë se Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.