Kronika

Drejtori tërheq nga shalli mësimdhënësen e shkollës, rasti shkon në polici

Drejtori tërheq nga shalli mësimdhënësen e shkollës, rasti shkon në polici
13:01 | 12 Shkurt 2020

Drejtori tërheq nga shalli mësimdhënësen e shkollës në Shipol, shoqërohen në polici

Mëngjesin e djeshëm ka ndodhur një incident në mes të drejtorit A.F. të shkollës “Fazli Grajçevci” në Shipol dhe një mësimdhënëse të kësaj shkolle.

Mësohet se drejtori pas një konflikti verbal ka tërhequr nga shalli mësimdhënësen e shkollës, ndërsa të dy janë shoqëruar për në stacionin policor.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai tha se pas intervistimit palët janë liruar.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, tha Zahiti.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera