×
  • Front TV
  • Front TV

    Drejtori për Siguri në Prishtinë: Rreth 300 mijë armë në duart e kosovarëve, çdo e treta veturë kapet me armë

    Fatlum Berisha
    09 Gusht 2023

    Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica tha për “Front Online” se në bazë të të dhënave që ka nga Policia e Kosovës del se numri i armëve ilegale që kosovarët mbajnë në duar është rreth 300 mijë.

    “Shifrat që i kemi marrë nga policia thonë se kemi një numër të madh të armëve në duart e të rinjve, një shqetësim për gjithë shoqërinë. Në bazë të statistikave nga Ministria e Brendshme rreth 300 mijë armë të zjarrit janë në duart e qytetarëve, jo të legalizuara”,
    tha Fushtica.

    “Ajo që është thënë nga kolegët policorë, në kontrollat e vazhdueshme del që çdo i treti automjet që është ndal ka rezultuar me një lloj të armës: armë zjarri, thikë, boks hekri, stupc bejsbolli”, u shpreh tutje Fushtica.

    I pyetur për rastin tragjik më Bon Vivant, ai ka thënë se do të mund të parandalohej.

    “Çdo rast potencialisht mund të parandalohet. Tash pyetja që shtrohet është çka mund të bëjmë që te mos përseritet rasti. Rasti në Bon Vivant realisht ka ngrit alarmin tek gjitha institucionet, sic jeni në dijeni, kemi kërkuar takim me drejtorin e policisë rajonale dhe kryetari Përparim Rama ka kërkuar që të merren masa më rigoroze dhe të përshpejtohet procedura e krijimit të policisë së kryeqytetit”.

    Drejtori për Siguri në kryeqytet kërkon të ashpërsohen dënimet ndaj atyre që kapën me armë

    Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka kërkuar që të ashpërsohen dënimet ndaj qytetarëve që kapën me armë zjarri.

    “Ministria e Brendshme ka pasë kampanja në tri a katër vitet e fundit për legalizim të armëve, por një prej arsyeve, është politika ndëshkuese, duhet forcohet hallka e bashkëpunimit mes policies – prokurorisë – gjykatës, që personat që kapën me armë të dënohen dhe jo të lirohen në procedurë të rregullt dhe të gjobiten me shuma parash”, potencoi Fushtica për “Front Online”.

    Dënimi vec me gjobë, sipas tij, ka këtë efekt.

    “I inkurajon të njëjtit që prapë ta përërisin veprën penale të armbajtjes. Politikat ndëshkuese ndaj shkelsëve te ligjit të forcohen dhe ketë koordinim ndërmjet të gjitha institucioneve”, pretendon Fushtica.

    Fushtica: Policia e kryeqytetit të funksionalizohet, rrit sigurinë e shkurton afatin e reagimit

    Më shumë se pesë vjet nga hyrja në fuqi e Ligjit për Prishtinën, kryeqyteti ende nuk e ka policinë komunale.

    Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica po e kërkon funksionalizimin sa më të shpejtë të saj.

    Thirrja e tij vjen në kohën kur në Prishtinë u vra brenda një lokali një person dhe u plagosën disa të tjerë.

    “Policia e Kryeqytetit rrit sigurinë, ndjesinë e sigurisë, policia e ka mandatin vec per kryeqytet, bashkëpunon me institucionet, koordinohet më mirë dhe zinxhiri komandues i tri stacioneve ka një drejtor, rritet bashkëpunimi”, deklaroi Fushtica për “Front Online”.

    Sipas Fushicës, me krijimin e policies komunale do të shihej hairi afatit të reagimit.

    Efikasiteti matet me kohën e reagimit. Me krijimin e policisë së kryeqytetit, afati i reagimit do të shkurtohet. Nuk e di tash sa është koha e raegimit”.

    Ai premtoi se brenda një kohë të shkurte i gjithë kryeqyteti do të mbulohet nga kamerat.

    “ Do të hapet tenderi për instalimin e kamerave, që parandalon aktet kriminale dhe lehtëson zgjidhjen e tyre, duke filluar prej vrasjeve, plagosjeve, kërcenimeve dhe problemeve në trafik”, potencoi Fushtica.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Front TV30 Nëntor 2023
    Zjarrfikësit e Kosovës, kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre, raporton Front Online....
    Front TV30 Nëntor 2023
    Në fillim të qershorit të këtij viti Qeveria e Kosovës kishte miratuar projektligjin për Fondin Sovran. E vetëm disa ditë më vonë...
    Front TV28 Nëntor 2023
    Po bëhet gati për 28 Nëntor. Ky flamur kuq e zi me shqiponjën dy krenare do të valoj në shtizë për festën...
    Të tjera
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se pavarësisht progresit në dialog siç është Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ditë më parë kryeministri, Albin Kurti kishe deklaruar se ekzistojnë grupe sikurse ato në Banjskë të cilat po përgatiten në Serbi, për...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për situatën në vend, me theks të veçantë për sigurinë dhe...
    Vip06 Dhjetor 2023
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Kaderi ka pasur një bisedë të gjatë me konkurrenten tjetër të këtij formati, Edonën. Ajo ka...
    Vip06 Dhjetor 2023
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Alby ka zhvilluar një bisedë me Edonën dhe Kaderin, në oborrin e shtëpisë së “Vëllait të...
    Vip06 Dhjetor 2023
    Hyrja e banorit të ri në Big Brother VIP Kosova, Ardit, duket të ketë ndikuar mirë tek konkurrentja e tij, Shqipja. Në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.