×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori kosovar i OBSH-së: Gjendja mund të përkeqësohet shumë nëse nuk ndërmerren masa rigoroze

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, Skënder Syla, ka thënë se e vetmja masë që ka funksionuar që nga fillimi i pandemisë ka qenë ngujimi total i detyruar dhe puna titanike e profesionistëve shëndetësore – por se ngujimi nuk mund të vazhdoj pafundësisht për shkak të pasojave.

    Syla thotë se përqindja e personave që kanë përfunduar fatalisht në nivel global nga rastet e mbyllura është 8% ndërsa në Kosovë deri tani është rreth 4%, por se gjendja mund të përkeqësohet shumë nëse nuk ndërmirren masa rigoroze dhe efikase menjëherë: testimi i rasteve duhet të shtohet në mënyrë sinjifikante nga numri aktual dhe izolimi duhet të jetë strikt.

    Mes tjerash Syla thotë “mos qofsha në lëkurën e disa politikanëve që tragjeditë njerëzore i shfrytëzojnë për përfitime politike”.

    Reagimi i plotë i Skënder Sylës:

    E vetmja masë që ka funksionu nga fillimi i Pandemisë ka qenë ngujimi total i detyruar dhe puna titanike e profesionistëve shëndetësor. Por ngujimi nuk mund të vazhdoj pafundësisht sepse ka pasoja të rënda në të gjitha dimensionet ekonomike, sociale dhe posaçërisht në shëndetin mendor dhe dhunën familjare. Fatkeqësisht ditëve të fundit po shohim rritje enorme të rasteve me COVID-19 dhe humbje jetësh. Me këtë rast iu shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen e më të dashurëve. Përqindja e personave që kanë përfunduar fatalisht në nivelin global nga rastet e mbyllura është 8 %. Në Kosovë deri tani është rreth 4 %. Por gjendja mund të përkeqësohet shumë nëse nuk ndërmirren masa rigoroze dhe efikase menjëherë;

    Testimi i rasteve duhet të shtohet në mënyrë sinjifikante nga numri aktual.
    Izolimi/karantinimi duhet të jetë strikt. E papranueshme të shohësh familjar që qëndrojnë në ambientet spitalore ku trajtohen personat me COVID-19 apo të tjerë të konfirmuar dhe me shenja gripoze që lëvizin kudo dhe kurdo. Në parim familjarët nuk do të duhej të qëndronin në asnjë njësi spitalore gjatë pandemisë.

    Autoritetet inspektuese nuk duhet të mirren me individë por me subjekte afariste. Ata nuk duhet të lejojnē që në hapësirat e brendshme të lejohet askush pa maskë, përfshirë stafin dhe klientët. E njëjta vlen për udhëheqësit e institucioneve. Në hyrje dalje duhet të ketë përherë gell dezinfektues.
    Tash së fundmi unë isha për vizitë shëndetësore në një institucion privat. Kuptohet e vendosa maskën. Mjeku nuk kishte maskë. Nga distanca kërkova që edhe ai ta vendos maskën para se të më ekzaminoj. Të njëjtën kërkova edhe nga berberi. Përgjigja e tyre ishte “shumë pu tutshe doktor”. Nuk komentova fare.

    Shumë vende kanë pasur përhapje shumë më të madhe të COVID-19 dhe me vendosmëri dhe angazhim të të gjithëve ia kanë dalur që lakoren epidemike nga maja e ngritur “në qiell” ta reduktojnë dhe të ketë vetëm raste sporadike. Por aty nuk janë marē se kush e ka fajin por kanë kriju unitet të përbashkët në luftimin e virusit. Mos qofsha në lëkurën e disa politikanëve që tragjeditë njerēzore i shfrytëzojnë për kusuritje e përfitime politike nga cilido taborr. Me veprime tē vogla individuale mund të ndikojmë shumë.
    Së bashku ia dalim!

    Solidaritet, Unitet, Dashuri për njeriun.

    Diciplinë, Distancë, Higjienë, Maskë.

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një kapiteni policor respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur “të korruptuar” dhe “mashtrues” kryeministrin Albin Kurti. Përmes një reagimi në facebook, Lekaj thotë...
    Lajme19 Prill 2024
    Paraditen e sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fillimin e punimeve të zgjerimit të Rrugës Nacionale N-9, segmenti...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Deri në këtë fazë të kampionatit, për Dritën si pretendente e titullit kampion, flitej pak, pasi gara ishte fokusuar te Ballkani dhe...
    Lajme19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se rruga Kijevë – Zahaq po bëhet dhe ka filluar...
    Sport19 Prill 2024
    Një raportim i ri ka pretenduar se Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City, teksa një emër befasues është duke u...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar Qeverisë së Kosovës për projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, për të cilën qeveria...
    Sport19 Prill 2024
    Gjyqtarë të huaj në bashkëpunim me vendorë do të gjykojnë ndeshjet e basketbollit kosovar nga faza gjysmëfinale e play off-it. Nga burime...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.