×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Drejtori i SHSKUK-së: Situata me pandeminë stabile, por ka rrezik për një valë të re

    FrontOnline
    08 Tetor 2021

    Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi në një intervistë për “Front Online” ka thënë se se situata me pandeminë në vend është stabile në dy javët e fundit.

    Ai ka treguar se numri i të hospitalizuarve nga ky virus ka rënë dukshëm gjatë kësaj periudhe

    Aktualisht jemi duke e kaluar një fazë të qetë sa i përket situatës me COVID-19 dhe po ashtu sa i përket numrit të të hospitalizuar nëpër klinikat e QKUK-s dhe spitalet e përgjithshme. Krahasuar me dy javëshin e fundit ku e kemi praktikë të bëjmë analiza të hollësishme të situatës së COVIDit, raportet i kemi ditore, por analizat më të thukta janë ato dy javore, ku shihet se kemi një zvogëlim të numrit të të hospitalizuarve për dy të tretat. Para dy jave kemi pasë 320 pacientë të shtrirë në Klinika, ndërkohë tash kemi 106 pacientë”, deklaroi ai për “Front Online”.

    Ai tha se po funksionojnë me të gjitha kapacitetet e plota, teksa dha edhe një lajm të mirë.

    “Për herë të parë pas dy muajsh sot spitali i Vushtrrisë dhe i Pejës s`kanë asnjë pacientë me Covid”, deklaroi Krasniqi.

    Tutje drejtori i SHSKUK-së bëri me dije se në repartet intensive nga Covidi janë duke u trajtuar 6 pacientë, 4 në QKUK, një në spitalin e Prizrenit dhe një në atë të Gjilanit.

     

    Krasniqi i SHSKUK-së: Sfida e valës së fundit ishte numri i vogël i infermierëve, por u tejkalua

    Numri i vogël i infermierëve ishte sfida e vetme me të cilën u përballën klinikat gjatë valës së fundit të pandemisë në Kosovë.

    Kështu bëri të ditur drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi për “Front Online”.

    Megjithatë ai shton se edhe kjo u tejkalua me angazhimin edhe të disa infermierëve shtesë.

    “Sfida më e madhe ka qenë numri i infermierëve, por pas angazhimit të 750 punëtorëve shëndetësorë është zbutë dhe tejkalu edhe kjo sfidë”.

    Krasniqi mohoi lajmet se një infermier është kujdesur deri për 20 pacientë me Covid.

    “Asnjëherë nuk ka ndodh që një infermier të kujdeset për 20 pacientë. Repartet më të mëdha i kanë maksimumi 20 e 30 shtretër dhe e kemi riorganizuar në tërësi sistemin shëndetësor. Në të gjitha klinikat për Covid janë angazhuar edhe infermierë nga repartet tjera“, u shpreh Krasniqi.

    Siç thotë Krasniqi, përkundër valës së fundit të fuqishme të pandemisë ia arritën të organizohen e ofrojnë shërbime për të gjithë pacientët.

    Problem nuk ishte as furnizimi me oksigjen.

    “Kemi pasur furnizim me oksigjen. Tani të gjitha spitalet i kemi me oksigjen. Nga 20 ton oksigjen kemi arrit deri në 85 ton oksigjen të lëngshëm”, theksoi ai.

     

    Krasniqi: Situata e qetë me pandeminë, mundësi që stafi mjekësor të marrë pak pushim

    Situata aktuale me pandeminë në Kosovë është e qetë.

    Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi thotë se kjo i ka shtyrë që t`i mundësojnë stafit mjekësor shfrytëzimin e pushimeve.

     “Po e shfrytëzojmë këtë situatë që t iu mundësojmë që sadopak të shfrytëzojnë pushimet vjetore çka iu takon edhe me ligj, në tërësi sistemi shëndetësore ju e dini që ka kapacitete të limituar në resurse profesionale në njerëz, në infermierë sidomos mjekë diku më shumë e diku më pak, mirëpo tani për tani jemi mirë sa  i përket shifrave që kemi me pacientë”, theksoi ai.

     

    SHSKUK: Situata stabile me pandeminë, por ka faktorë që mund të çojnë në një valë të re

    Rastet me Coronavirus janë ulur në Kosovë ditëve të fundit.

    Për këtë arsye sot u mblodh komiteti nacional për menaxhimin e pandemisë për të shqyrtuar masat kufizuese.

    Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, që mori pjesë në të në një intervistë për “Front Online” tha se tash masat aktuale mbesin në fuqi.

    Por shtoi se ndryshimi i tyre do të varet nga situata epidemiologjike, e cila aktualisht po vlerësohet të jetë stabile.

    Ky tregon edhe për një vlerësim që doli nga mbledhja e komitetit nacional për menaxhimin e pandemisë.

    “Vlerësimi i përbashkët ishte që situata është stabile, megjithatë ka faktorë të tjerë që janë potencialisht të rrezikshëm për të mundësuar përhapjen e një vale tjetër. Ju e dini që jemi në fushatë zgjedhore, janë hap shkollat, dhe të tjera aktivitete kulturore sportive etje etj, që mund të themi që paraqesin rrisk për ndonjë valë tjetër të mundshme, mos të harrojmë se jemi në fazën e vjeshtës dhe po hyjmë në dimër kur edhe grumbullimet e njerëzve më të ngushta janë më të mëdha prandaj të gjithë këta faktorë do të analizohen dhe do të merren në konsideratë gjatë shqyrtimit të këtyre masave”, tha ai për Front Online.

     

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka thënë se sot KEK-u ka dhënë dy kontrata përmes tenderëve të negociuar që kapin vlerën mbi...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pasi ka një tendencë për ta...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosove se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat...
    Të tjera
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij italian, Guido Crosetton, i cili është duke qëndruar për vizitë...
    Vip29 Mars 2024
    Sipas një video që po qarkullon në rrjet, reperi Sin Boy është sulmuar brutalisht nga disa persona të maskuar. Sin Boy ishte...
    Lajme29 Mars 2024
    Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, gjegjësisht Besnik Tahiri ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Kurti tashmë është dorëzuar dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë propozuar themelimin e një Komisioni Hetimor për financimin...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.