×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Infektivës: Jemi në fillimin e një vale të re

    FrontOnline
    22 Janar 2022

    Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se të vaksinuarit edhe nëse infektohen me Covid-19 manifestojnë një formë klinike më të lehtë.

    Madje, doktor Vishaj tha se pasojat që lenë virusi te njerëzit janë të riparueshme ndërsa për disa duhet kohë më e gjatë pas trajtimit.

    “Të vaksinuarit i kemi vërejtur se edhe nëse infektohen ata manifestojnë një formë klinike më të lehtë dhe qëllimi i vaksinës është që të mos ndodh infeksioni. Por edhe nëse ndodh që të manifestohet forma me kuadër klinik më të lehtë dhe të parandalohet spitalizimi dhe forma shumë e rëndë e sëmundjes”.

    “Pasojat që lënë virusi disa janë të riparueshme për një kohë më të shpejtë disa duhet kohë më e gjatë dhe ne jemi të bindur se me vaksinim këto pasoja do të jenë të një niveli më të ulët. Dashtë Zoti të mos rritet numri i vdekjeve. Ne veç jemi në fillimin e një vale të re”.

    Megjithatë, ai theksoi se Kosova po përballet me një valë të re të variantit Omicron, duke shtuar se duhet të respektohen masat e jo të shkohet drejt mbylljes.

    “…ajo që është në kompetencën tonë është që të organizohemi sa më mirë të jetë e mundur duke aktivizuar të gjitha resurset tona qoftë material qoftë në njerëz në mënyrë që të përballemi me këtë sfidë e cila është shumë e rëndë për të gjithë sistemin shëndetësor. Unë asnjëherë nuk pëlqej fjalën mbyllje, por respektim të masave të parandalimit të infeksionit”, tha Vishaj.

    Ndërsa, pulmologu Flamur Marku tha pacientët që kanë qenë të vaksinuar me dy doza janë më të mbrojtur nga infeksioni.

    Sipas tij, nëse virusi mjekohet me kohë dhe terapi adekuate nuk lë shumë pasoja.

    “Deri më tani pacientët që kanë qenë të vaksinuar me dy doza kanë qenë shumë më të mbrojtur nga infeksioni, por edhe nga forma të rënda. Se si do të shkojë do të shohim me variantin e ri Omicron. Në fakt nëse mjekohet me kohë dhe terapi adekuate nuk lënë shumë pasoja”.

    “… në rast se krijon fibrozë atëherë pasojat çdo të jenë pak më të gjata dhe kërkojnë tretman më të gjatë. Ne tani jemi në fillimin e valës së re dhe do të shohim se si do ta kalojmë. Mirëpo nuk mund të themi asgjë për valë të reja duke ditur se ndryshon ka mutacion Covidi, por duhet të shohim në ditët dhe muajt në vijim”, tha Marku.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se sa i përket kërcënimeve të  paralajmëruara në veri, çdoherë ekziston...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka komentuar sërish rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, duke thënë se në komunat veriore pa...
    Lajme28 Mars 2024
    Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot lëshon në qarkullim të rregullt postar emisionin e ri të pullave postare “Fauna...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura në rrugën Prishtinë – Mitrovicë. PK ka bërë të...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se kanë ndarë tetë milionë euro në 11 komuna të Kosovës. Krasniqi...
    Sport28 Mars 2024
    Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer mund të jetë potencialisht në treg, me Arsenalin dhe klubet nga Arabia Saudite të interesuar për të....
    Lajme28 Mars 2024
    Policët të mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në Ferizaj kanë arritur ta arrestojnë personin e kërkuar, i moshës 38...
    Lajme28 Mars 2024
    Komiteti për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ka miratuar dje raportin për Kosovën, duke i hapur...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e tyre. Kurti në një postim në Facebook, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.