×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori Beka: Mitrovica nga sot u bë me Plan Zhvillimor Komunal

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Pas një pune 2 vjeçare p vjeçare për Planin Zhvillimor Komunal u kurorëzua me miratimin nga Kuvendi Komunal, raporton Gazeta Online Veriu.info.

    Një lajm të tillë e ka bërë të ditur drejtiri i Drejtorisë së Urbanizmit, Besnik Beka, i cili theksoi se ky plan e bën Mitrovicën me perspektivë të qartë ekonomike e zhvillimore.

    Po ashtu Kuvendi Komunal i Mitrovicë në mbledhjen e 36-të ka miratuar edhe këto pika tjera të rendit të ditës: Propozim-vendim për miratim të ofertës së përzgjedhur nga Komisioni vlerësues për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës në vendin e quajtur “Magazini te Monopoli”; Propozim-vendimi për miratim të vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës, me pronën e paluajtshme në pronësi private të personit fizik; Propozim-vendim për këmbimin e pronës së paluajtshme në pronësi të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi të personit fizik z. Idriz Sadiku; Propozim-vendim për këmbimin e pronës së paluajtshme në pronësi të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi të personit fizik z. Xhavit Beka; Propozim-vendim për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2020/2021 dhe Rishqyrtimi i Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. ‪02-060/01-0112203‬/19-11 dt. 26.12.2019 Për ndërrimin e destinimit të tokës nga tokë bujqësore në tokë ndërtimore.

    Ky është postimi i plotë i drejtorit Beka:

    Puna intensive 2 vjeçare për Planin Zhvillimor Komunal sot u kurorëzua me sukses, pas miratimit nga Kuvendi Komunal.

    Grupe të ekspertëve, shoqërisë civile e zyrtarëve komunal, sot e bën Mitrovicën me përspektivë të qartë ekonomike e zhvillimore.
    Të gjithe asambleistët i falenderoj për mbështetjen.

    Me respekt,
    Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Besnik Beka

    https://www.facebook.com/besnik.beka3/posts/10221066721030492

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.