×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtoresha e SHFMU “Naim Frashëri” nuk dëshironte nxënës me Sindromin Daun

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Tash e dy vite, në vazhdimësi ka ankesa për punën e Shqipe Vllasaliu- Mehmedi, drejtoreshë në shkollën fillore “Naim Frashëri”, në kryeqytet.

    Ankesa për punën e saj kanë shprehur mësimdhënësit e kësaj shkolle, nxënësit dhe Këshilli i Prindërve.

    Raporte jo të mira si prind me drejtoreshen Vllasaliu- Mehmedi, ka pasur edhe një prind (emër i njohur për redaksinë) i cili vite më parë kishte bërë kërkesë për regjistrimin e djalit të tij, i cili është me Sindromin Daun.

    “Djalin tim nuk kanë deshtë me pranu në shkollë, shkak Sindromi Daun. Atë vit ka qenë drejtoreshë bashkëshortja e Skender Hysenit, Drita Hyseni. Pasi që është regjistru Drita së bashku me drejtoreshen e tanishme Shqipe Vllasaliu kanë desht me ma largu djalin prej shkolles”, ka thënë ai në një bisedë për IndeksOnline.

    Personi në fjalë, fillimisht kishte marrë përgjigje negative sa i përket regjistrimit të djalit në shkollë, por se dëshira për të parë djalin e tij përkrahë moshatarëve të tij në bankat shkollore, bëri që ai mos të dorëzohej derisa kërkoi edhe ndihmen e shoqatës “Down Syndrome Kosova”.

    “Duke i pa sjelljet e drejtoreshes Shqipe Vllasaliu si ndaj mësimdhënësve, si ndaj personave që mirëmbajnë shkollen, e poashtu edhe ndaj djalit tim shumë herë kam deshtë me shku në zyre, por që prapë nuk e kam pas të mundun, nuk kam mujt”, ka treguar tutje ai.

    Drejtoresha e shoqates “Down Syndrome Kosova”, Sebahate Beqiri, ka konfirmuar se ka raste të shumta ku pas angazhimit të saj janë pranuar disa fëmijë me Sindromin Daun në shkolla.

    “Pjesë e shkollave janë rreth 90 femijë. Sa i përket regjistrimit në shkolla këto vitet e fundit ky proces është permisuar por vazhdon të mbetet shumë sfidues shërbimet të cilat ofrohen brenda shkollave për femijet me Sindromen Down, numri i madh i nxëneseve në klasa, mungesa e asistenteve, mungesa e mjeteve didaktike, kemi raste edhe kur mesimdhenesit adresojne kërkesa tek prinderit për të siguruar një asistente për arsye të shumta dhe sigurimi i asistenteve ështe një barrë shumë e madhe financiare për familjen në këtë rast prinderit”, ka thënë Beqiri në një prononcim për IndeksOnline.

    Përveç shkollimit, sfidë për personat me Sindromin Daun vazhdon të jetë edhe punësimi.

    “Edhe pse legjislacioni në fuqi garanton dhe jep prioritet punësimit të personave me aftesi të kufizuar ligjet në praktike nuk gjejnë zbatim deri më tani, në institucione publike kemi të punësuar vetem një person me sindromen Doën, ndërsa në instutcione private 11 persona me sindromen Doën janë të punesuar”, ka thënë drejtoresha e shoqatës “Down Syndrome Kosova”, Sebahate Beqiri.

     

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot panairin e bizneseve Hannover Messe, që këtë vit po zhvillohet nën moton “Energizing...
    Lajme23 Prill 2024
    Profesori i ekonomisë dhe ish-deputeti Muhamet Mustafa, e ka komentuar vendimin e Parlamentit Evropian që serbëve të Kosovës të cilët kanë pasaporta...
    Lajme23 Prill 2024
    Në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për Kosovën për vitin 2023 është thënë se Kosova ka probleme...
    Të tjera
    Sport23 Prill 2024
    Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë regjistrimin e ndeshjeve të para gjysmëfinale të “Play-Offit” në Superligën...
    Lajme23 Prill 2024
    Serbisë iu kërkua t’i mbajë përgjegjës personat e involvuar në sulmin në Banjskë, dhe SHBA-ja porositi zëshëm në OKB që një sulm...
    Sport23 Prill 2024
    Kjo javë do të jetë një për t’u mbajtur mend për Lucas Vazquez, por tek Real Madridi, pak lojtarë kanë shijuar një...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Nëse keni shkuar në Zvicër si një ‘bashkëshort pasardhës’, mund të pyesni veten nëse do t’ju duhet të largoheni nga vendi në...
    Lajme23 Prill 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit (shofer i kamionit) për shkaktimin e një aksidenti...
    Vip23 Prill 2024
    Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë qenë kryetemë në vëmendjen e shtypit rozë për shkak të spekulimeve për divorcin e tyre. Deri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.