Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Drecun: Serbia ia dha Speciales strukturën e UÇK-së

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Milovan Drecun, nga kontaktet që kishte pasur me prokurorë në Gjykatën Speciale, ishte interesuar se në çfarë drejtimi po shkonin hetimet për pjesëtarët e UÇK-së, për t’u siguruar se do të hetoheshin krerët më të lartë të saj dhe për këtë kishte punuar personalisht

    Kryetari i Komitetit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, i cili në emër të grupit punues ka përgatitur dosje për Gjykatën Speciale në Hagë, në një intervistë për televizionin serb TV Happy, ka konfirmuar bisedat me njerëz nga Dhomat e Specializuara, të cilët i kishte orientuar se nga duhet të fokusohej puna e tyre.

    “Pika e kthesës ka qenë, shumë mirë më kujtohet ajo bisedë, e cila ka qenë pas takimit me grupin punues, kur kam biseduar në mënyrë joformale me njerëz nga Dhomat e Specializuara, kur kam dashur ta shoh se në fakt në cilin drejtim po shkonin hetimet e tyre”.

    “Kam filluar me bisedën për zinxhirin e hierarkisë komanduese të UÇK-së. Ata, mund të them, kanë qenë disi të hutuar me gjithë këtë dhe kanë pyetur nëse ka dëshmi se si UÇK-ja terroriste ka qenë e strukturuar, që saktë të dihet zinxhiri komandues, por që këto të mos jenë dëshmi tonat, në kuptimin që ‘ja ne kemi dëgjuar diçka dhe këtë e kemi shënuar’, duke e krijuar hierarkinë e zinxhirit komandues, por që a posedojmë dokumente nga shtabet e organizatës terroriste të UÇK-së, me të cilat do të mund të gjitha këto të vërtetoheshin”, ka thënë Drecun.

    Më tutje, ai ka shpjeguar se menjëherë ka filluar punën në takimet e grupit të tij punues.

    “E kemi bërë këtë pjesë të punës, i kemi dorëzuar komplet strukturën komanduese të organizatës terroriste të UÇK-së dhe dokumentet që janë pjesë e saj”, ka shpjeguar ai.

    Është interesante se Milovan Drecun thotë se kishte kuptuar se Gjykata Speciale do të shkonte me variantin “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale” në aktakuzat për pjesëtarët e UÇK-së, gjë e cila edhe ka ndodhur në aktakuzën e parë të konfirmuar ndaj Sali Mutafës – Calit.

    “Kam kuptuar që ata, nga pamundësia, siç janë shprehur, për të bërë procedimin e të gjitha krimeve, sepse ka pasur shumë krime, do të shkojnë në variantin e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, gjë që është formuluar në këtë aktakuzën e parë të vërtetuar. Kjo disi ka kaluar pa u vënë re në opinionin publik, por që ky formulim është shumë i rëndësishëm, pra Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale ka ekzistuar”, ka thënë ai.

    Në emisionin e mëngjesit në televizonin serb TV Happy, dy ditë më parë, Drecun ka treguar se ka pasur kontakte shumë të shpeshta me prokurorë të Gjykatës Speciale dhe që i ka ndihmuar ata me dokumente, ndërsa ka pohuar se ka marrë edhe mirënjohje të veçantë nga ish Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara, David Schwendiman.

    “Unë që në fazën e parë nga zotëri Schwendiman kam marrë falënderim, madje me dorë e ka shkruar falënderimin e veçantë, gjë që nuk është e zakonshme, sepse qartësisht i kemi ndihmuar shumë, së paku në atë fazën fillestare, që ata të ndajnë drunjtë nga mali, të shohin në cilat drejtime lëvizin”, ka thënë ai.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme24 Mars 2023
    Instituti Hidrometerologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë nesër e pasnesër. Dita e shtune parashihet të mbajë me mot me...
    Lajme24 Mars 2023
    Këshilltarja Politike në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, Elisabeth Rosenstock-Siller, ka thënë se përdorimi i forcës nga NATO kundër regjimit...
    Lajme24 Mars 2023
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha. Gjatë takimit, Sveçla e Hoxha...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2023
    Kostoja e ndërtimit në Kosovë, pas më shumë se një viti rritjeje të vazhdueshme, ka rënë. Megjithatë, kjo nuk ka bërë që...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillojë këtë të diel një vizitë në Tiranë. Kurti do të takohet me kryeministrin e...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Bashkisë së Bordosë i është vënë zjarri nga protestuesit në Francë. Më shumë se një milion njerëz dolën në rrugë në të...
    Lajme24 Mars 2023
    Ish-i mbijetuari i masakrës në burgun e Dubravës, invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadik Zeqiri, sa herë që vjen data 24...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Pentagoni raportoi se një kontraktor amerikan u vra dhe pesë trupa ushtarake amerikane, si dhe një kontraktor tjetër, u plagosën në një...
    Lajme24 Mars 2023
    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka thënë se po të bëheshin në të kaluarën lëshime sa i përket...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.