Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Drafti franko-gjerman në medie, Ish-Ministrja e Punëve të Jashtme flet për pikat shqetësuese që pa

    FrontOnline
    1 muaj më parë

    Kosova e pranoi planin franko-gjerman për ujdi me Serbinë, të hënën.

    Vendimin e bëri publik i pari i ekzekutivit kosovar Albin Kurti pas një takimi me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

    Plani nuk është publikuar akoma zyrtarisht, megjithatë nga versionet e publikuara në medie aty nuk figuron edhe njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla thekson se si erdhi puna deri këtu që s`po flitet më për njohjen në qendër.

    “Ndonëse do të ishte mirë që njohja të jetë në qendër të negociimit mes Kosovës dhe Serbisë si kërkesë e kahmotshme e të gjitha qeverive të pasluftës, por që tani dinamikat gjeopolitike pas luftës në Ukrainë fatkeqësisht nuk janë më në favorin tonë për të insistuar në njohjen reciproke në qendër”, theksoi Haradinaj-Stublla.

    Kjo uron që kryeministri ta ketë përdorur kohën deri të hënën para pranimit të propozimit franko-gjerman për të kërkuar nga aleatët amerikanë e evropianë që kërkesat legjitime të Kosovës të inkorporohen në draftin final të “marrëveshjes bazë”.

    Ish-kryediplomatja kosovare nxori në pah disa pika të planit, jo zyrtar, atij të publikuar në medie, të cilat për të janë shqetësuese.

    “Për mua është shqetësuese kur Asociacioni figuron si nen i veçuar ndaras nga neni ku zotohen palët reciprokisht për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake. Po ashtu është shqetësuese trajtimi i çështjes së personave të pagjetur në një nen bashkë me post-telekomunikimin, sportin, kulturën, konektivitetin rajonal, etj. ndërsa do të duhej të ishte pjesë e një neni të veçantë për ballafaqimin me të kaluarën gjenocidale të Serbisë gjatë luftës në Kosovë”, theksoi Haradinaj-Stublla.

    Këto nuk janë shqetësimet e vetme.

    “Po ashtu, në draftet e qarkulluara shohim për herë të parë kërkesën për formalizim të të ashtuquajturit “status” të veçantë të Kishës Ortodokse, kur e dijmë fare mirë se kjo çështje nuk ka qenë temë diskutimi asnjëherë në Bruksel, nuk ka marrëveshje paraprake të veçantë për të, dhe nuk do të duhej të figuronte fare në tekstin e “marrëveshjes bazë””, potencoi Haradinaj-Stublla.

    Sipas ish-shefes së diplomacisë, nëse të gjitha pikat mbesin ashtu siç janë parë në draftet e qarkulluara në media, do t’i faturohen Qeverisë Kurti si dështim për të ngritur kualitetin e negociimit dhe neglizhencë për të përmirësuar draftin fillestar të marrëveshjes. /Front Online

    Ish-Ministrja e Jashtme: Kurti e ka zbutur qëndrimin për Asociacionin, po “piqet politikisht”

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për Planin Evropian, deklaroi se asnjë kryeministër s’ka bërë kaq dëm sikur...
    Lajme21 Mars 2023
    Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e ka mirëpritur dakordimin që u arrit në Ohër më 18...
    Lajme21 Mars 2023
    Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Vushtrri ku një veturë ka goditur tre këmbësor. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë...
    Të tjera
    Vip21 Mars 2023
    Armaldo Kllogjeri është në dijeni të banorëve që e kanë nominuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”. Gjatë mbrëmjes së sotme,...
    Vip21 Mars 2023
    Ermal Mamaqi feston sot ditëlindjen e 41 dhe në këtë ditë speciale nuk kishte si të mungonte një urim nga gjysma e...
    Lajme21 Mars 2023
    Kthehet ora verore me akrepat e orës që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 25 dhe të dielës 26 mars. I...
    Lajme21 Mars 2023
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka ndërlidhur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku përmendet korrupsioni në Qeveri, me emrin e...
    Lajme21 Mars 2023
    Presidenca e Kosovës i ka reaguar Aleksander Vuçiqit, të parit të shtetit serb, pasi ky tha se Serbia nuk pajtohet në asnjë...
    Lajme21 Mars 2023
    Në Nenin 7 të marrëveshjes së Ohrit nuk ka zotime të reja, por ka pajtim për t`i zbatuar marrëveshjet e viteve 2013...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.