×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Dosja policore për të kaluarën e errët të biznesmenit të dyshuar në rastin Brezovica (Dokumente)

    FrontOnline
    18 Prill 2022

    Në një dosje të “trashë” policore prej tetë lëndëve, ku përfshihen dyshimet për falsifikim të dokumenteve zyrtare, përfshirje në aksident me lëndime dhe aksident me fatalitet, dyshime për sulme, dyshime për dëmtime kriminale, lakohej emri i Abedin Salihut, pronar i kompanisë “Dino”, i cili është i dyshuar i Prokurorisë për rastin “Brezovica”, raporton Front Online.

    Abedin Salihu, pronar i kompanisë “Dino”, është i dyshuar i Prokurorisë për rastin “Brezovica”, për të cilin rast deri më tani janë disa persona të arrestuar.

    Salihu, sipas një hulumtimi të botuar në gazetën “Insajderi” është ende në arrati, pasi që, siç ka raportuar ky medium, shteti ka dështuar ta kap gjatë aksionit të bastisjes në shtëpinë e tij në Lipjan në fillim të marsit 2022, për shkak të dyshimeve për përfshirjen e tij në rastin “Brezovica 3” .

    Salihu është pronar i njërit prej hoteleve më luksoze në Brezovicës, “Brezovica Hotel Spa”.

    Ndërtimi i këtij hoteli dyshohet të jetë bërë në kundërshtim me Ligjin që mbron Parkun Nacional “Sharri”, pretendim ky që Salihut i ka krijuar probleme me shtetin. Ai tash dyshohet për “degradim dhe shkatërrim” të ambientit në Brezovicë.

    Portali “Front Online” ka siguruar një dokument zyrtar të Policisë së Kosovës, ku dëshmohet se biznesmeni Abedin Salihu deri në vitin 2013 ka pasur tetë lëndë të regjistruara.

    Abedin Salihu- Dino ka qenë i dyshuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare më 23.3.2006 në Klinë. Më 17.11.2009, sipas Policisë së Kosovës, Salihu dyshohej për uzurpim të pronës dhe kërcënim, rast ky i referuar në Prokurori, raporton Front Online.

    Më 8 shkurt 2007, Salihu, sipas Policisë së Kosovës, dyshohej për përfshirje në një aksident me lëndime, përderisa më 25 mars 2002 ishte i dyshuar për sulm, i cili rast poashtu ishte referuar në Prokurori.

    Një rast të tillë, si i dyshuar për sulm, Abedin Salihu e ka pasur edhe në vitin 2006 te “Motel Porta”, i cili rast poashtu ishte i referuar ne prokurori. Në vitin 2004 ishte i dyshuar për dëmtim kriminal, ndërsa më 16 dhjetor 2006 ishte i dyshuar për sulm të rëndë, rast ky poashtu i referuar në Prokurori. Ndërsa më 1 nëntor 2002 dyshohej për një aksident me fatalitet, i cili rast poashtu ishte referuar në Prokurori.

    Portali “Front Online” nuk ka arritur të konfirmojë nëse të gjitha këto raste janë të mbyllura, të cilat më herët kanë qenë të regjistruara në sistemin SIPK të Policisë.

    Përndryshe, në dy aksionet e fundit për rastin “Brezovica”, janë arrestuar dhjetë persona, në katër qytete të ndryshme, ndërsa gjatë kontrollit në këto lokacione janë gjetur dhe konfiskuar: dokumente të ndryshme, disa fletore me shënime, tri armë, një karikator me 5 fishekë të kalibrit 7.65mm, tre fishekë të kalibrit 6.35mm, 20 fishekë të kalibrit 7.62mm, një kompjuter, një veturë X6, pesë telefona e një orë dore.

    Në fund të dhjetorit, janë arrestuar dhjetë persona, përfshirë ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, njëherësh zyrtarin e Listës Serbe, Bratisllav Nikolliq, nën akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

    Autoritetet dyshojnë se Nikolliq ka përfituar deri në një milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë, në Komunën e Shtërpcës.

    Kurse, në aksionin e muajit janar janë arrestuar katër persona, përfshirë edhe zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    Autoritetet e gjyqësisë dhe rendit në Kosovë, në muajin janar kishin njoftuar se kanë ngrirë afër 6 milionë euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nga të pandehurit e përfshirë në rastin e njohur si “Brezovica”.

    Në kohën e arrestimeve të muajit dhjetor, autoritetet gjyqësore kanë thënë se shumica e ndërtesave në Brezovicë janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme.

    Sipas tyre, nëse vërtetohet se ato janë ndërtuar pa leje, të gjitha pronat, përfshirë edhe vilat, do të sekuestrohen përkohësisht.

    Brezovica konsiderohet si një prej qendrave më të mëdha të turizmit dimëror në Kosovë dhe njihet për qendrën e skijimit.

    Ajo gjendet në Komunën e Shtërpcës dhe bën pjesë në Parkun Kombëtar “Sharri”.

    Ndryshe, gazeta “Ïnsajderi” javë më parë kishte raportuar se Salihu është edhe udhëheqës i disa bizneseve afariste, kryesisht në fushën e ndërtimit dhe minierave e mineraleve.

    Kompania e tij, “Dino” Sh.P.K. është një biznes i cili ndërton objekte banesore dhe jobanesore. Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, “Dino” Sh.P.K. figuron të ketë kapital prej rreth 150 mijë euro.

    Në pronësi të tij figuron edhe kompania “BELLIS IMMO SH.P.K.”, e cila kompani po ashtu merret me ndërtimtari.

    /Front Online/

     

     

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Hulumtime05 Shtator 2023
    Një tjetër veturë luksoze e tipit “Audi A7”, që dikur ishte në pronësi në Hysri Peqanit (Burdushit), i është dhënë për shfrytëzim...
    Hulumtime05 Shtator 2023
    Tri vetura iu konfiskuan nga shteti. Një xhip Range Rover, një Renault Megane RFB dhe një Audi A7 janë veturat luksoze që...
    Hulumtime16 Gusht 2023
    Zyrtarët shtetërorë po e rrisin luksin nga viti në vit nën udhëheqjen e Albin Kurtit, ndonëse ky i fundit e kishte premtuar...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2023
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë, veri të Kosovës, më 24 shtator, ka...
    Lajme04 Tetor 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin gjerman të Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Ozdemir. Atë e ka njoftuar për...
    Lajme04 Tetor 2023
    Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiqi i cili ishte organizatori i sulmit në Banjskë të Zveçanit dje u arrestuar nga shtetit serb....
    Lajme04 Tetor 2023
    Ish-këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku, tha se informaat që i posedon kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nuk i posedojnë liderët e Kosovës....
    Sport04 Tetor 2023
    Zyrtari i VAR-it, Darren England, nuk do të ndajë drejtësinë në asnjë ndeshje të Liverpoolit për pjesën tjetër të sezonit pas përfshirjes...
    Lajme04 Tetor 2023
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Kosova nuk duhet të prodhojë raport të njëanshëm lidhur me agresionin në Banjskë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.