×
  • Lajme
  • Lajme

    Dosja e Prokurorisë: Vëllezërit Viqentijeviq dyshohen se kryen veprën te’rroriste duke përdorur eksploziv në kanalin e Ibër-Lepencit

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2024

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Jovan Viqentijeviq, thotë se ekziston dyshimi i bazuar se ai bashkë me vëllanë e tij. Dragisha Viqentijeviq me qëllim kanë dëmtuar pajisjen e ujësjellësit dhe kanë kryer veprën terroriste, duke përdorur eksploziv.

    Dosja e Prokurorisë e siguruar ekskluzivisht nga “Betimi për Drejtësi“, rezulton të jetë parashtruar më 2 dhjetor 2024 në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 29 nëntor 2024, rreth orës 18:50 në fshatin Varagë, Komuna e Zubin-Potokut, respektivisht në pjesën e kanalit Ibër-Lepenc, e cila përdoret për furnizimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës me ujë të pijshëm dhe për  nevoja të termocentraleve të Kosovës për prodhimin e energjisë elektrike, i dyshuari Jovan Viqentijeviq në bashkëkryerje me të dyshuarin Dragisha Viqentijevq (vëllanë e tij), me qëllim të shqetësimit serioz të banorëve dhe cenimit të rendit kushtetues dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës, qëllimisht kanë dëmtuar pajisjet publike të ujësjellësit dhe kanë kryer veprën penale terroriste duke përdorur eksploziv dhe mjete eksplozive drejtpërdrejt në pjesën e kanalit dhe atë në infrastrukturën e betonit.

    Dosja e Prokurorisë thotë që të dyshuarit e kanë aktivizuar eksplozivin dhe si pasojë kanë dëmtuar rëndë dhe e kanë bërë të papërdorshëm për shfrytëzim të mëtutjeshëm ujin, kështu që ua kanë pamundësuar qytetarëve furnizimin me ujë për pije dhe e kanë rrezikuar prodhimin e energjisë elektrikë në nivel te vendit.

    Me këtë, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues duke shkatërruar apo dëmtuar pajisjet publike” sipas nenit 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës penale terroriste” nga neni 129, paragrafi 1 dhe nenit 128. paragrafi 1,.1 i lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.

    Sipas Prokurorisë, më 1 dhjetor 2024, rreth orës 18:30 në fshatin Prevllakë, në shtëpinë e të pandehurit Jovan Viqentijeviq, gjstë kontrollit nga ana e Policisë janë gjetur dhe sekuestruar: 3 granata dore BRM 75, 500 fishekë të kalibrit 7.9 mm, fishekë të ndryshëm të kalibrave të ndryshëm ende të panumëruar, dy thika për pushkë luftarake, dy karikatorë AK-47, një karikatorë për pushkë, mekanizëm për mbushjen e pushkës së gjuetisë MK-16, pushkë gjuetie, një thikë me këllëf, të cilën i pandehuri e mbante pa autorizim dhe pa leje nga organet kompetente, duke shkelur Ligjin për Armës nr.05/L-002.

    Me këtë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 2 dhe 1 të Kodit Penal.

    Në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, thuhet se bazuar në dëshmitë që posedojnë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprën kryer veprat penale për të cilat dyshohet.

    Prokuroria thekson se Jovan Viqentijeviq, nuk e ka pranuar se e ka kryer veprën penale, por ka pranuar se pushka automatike e gjetur tek bashkëkryerësi, vëllai i tij Drgisha Viqentijeviq, është e tij, duke mos pranuar armën tjetër përveç fishekëve në shtëpinë e tij në Prevllakë.

    Tek i njëjti, sipas Prokurorisë, janë parë disa lëndime trupore të cilat dyshohen së lidhen me vendin e ngjarjes, ku ka ndodhë vepra penale si dhe në bazë të disa dëshmive të tjera të cilat janë gjetur në shtëpinë e të pandehurit dhe vëllait të tij Dragishës. Kështu që edhe pse i pandehuri Jovan, ka refuzuar të tregojë se në shtëpinë  e tij ka armë të tjera, gjatë bastisjes janë gjetur numër i madh i armëve të cilat lidhen me veprën penale për të cilën është duke u kryer hetime, e të cilat dëshmi do të jenë subjekt i procesimit për ekspertizë forenzike.

    Në bazë të kësaj, thuhet se vërehet qartë se vepra penale ekziston dhe se dyshohet se këto vepra penale i kanë kryer të pandehurit. Për këtë arsye, Prokuroria beson se këto dëshmi janë analizuar mirë dhe vërtetojnë dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale.

    Aty thuhet se paraburgimi duhet të caktohet ngase ekziston dyshimi i arsyeshëm për të besuar se pasi i pandehuri Viqentijeviq, shtetas i Republikës së Serbisë, e ka vendbanimin disa kilometra nga kufiri me Serbinë, si dhe veprimet e tij kanë qenë të drejtuara kundër Republikës së Kosovës. Në lokacionin e tij ku e ka kërkuar Policia, ku dhe anëtarë të tjerë të familjes kanë qenë të informuar për thirrjen e Policisë që ky i pandehur të dorëzohet, ai me qëllim i ka ikur thirrjes derisa nuk është gjetur dhe zënë sa ka qenë në arrati. Për të njëjtën arsye, besohet se ekziston rreziku që mund t’i ikë drejtësisë, që për organet e drejtësisë në Kosovë do të ishte e pamundur për ta siguruar të njëjtin në procedurën penale.

    Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, edhe Jovan Viqentijeviqit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

    Ndryshe, të hënën (2 dhjetor), Prokuroria Speciale bëri të ditur se lidhur me sulmin terrorist të 29 nëntorit në kanalin e ujit të “Ibër-Lepencit”, ishin shoqëruar në Polici 10 të dyshuar. Prej tyre, Dragisha Viqentijeviq, dhe D.M., u ndaluan, ku të parit iu caktua masa e paraburgimimit, ndërsa i dyti është liruar në procedurë të rregullt.

    Kurse, më 1 dhjetor u ndalua edhe Jovan Viqentijeviq, të cilit i janë sekuestruar armë e pajisje tjera në shtëpi.

    Ndryshe, shpërthimin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, i cili dyshohet se u bë me rreth 20 kilogramë eksploziv, autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar si sulm terrorist dhe se përgjegjëse thanë se është Serbia. Sulmin e kanë dënuar ashpër edhe ndërkombëtarët.

    Lidhur me këtë rast gjatë kontrolleve në veri, Policia ka sekuestruar armë, municion, e pajisje tjera.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Janar 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëtoi dje (të martën) në Davos të Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. E...
    Lajme22 Janar 2025
    Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e përfaqësuar nga prokurori Matt Halling njoftoi se ata do t’i përmbahen afatit të përcaktuar për...
    Lajme22 Janar 2025
    Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ka konfirmuar se asnjë nga vendimet e deritanishme të...
    Të tjera
    Vip22 Janar 2025
    Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares 1.5...
    Sport22 Janar 2025
    Milot Rashica i ka shënuar dy gola në fitoren 4:1 të Beshiktashit ndaj Athletic Bilbaos në Europa League. Kosovari fillimisht kaloi vendësit...
    Vip22 Janar 2025
    Bay T i ka rikujtuar Vullnetit disa nga momentet komike që krijoi ai në shtëpi duke imituar Xhenetën. Ajo, mes tjerash, e...
    Vip22 Janar 2025
    Finalistët e Big Brother VIP Kosova, Vullneti dhe Driloni kanë bërë një debat bashkë mbi eksperiencën brenda shtëpisë më të famshme në...
    Vip22 Janar 2025
    Banorët janë duke shijuar në maksimum ditët finale në shtëpinë më të famshme në trojet shqiptare. Kureshtje është zgjuar mes dy prej...
    Lajme22 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetares ukrainase Olha Pridako, e cila jetonte prej dy vitesh në Prishtinë. “Me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.