×
  • Lajme
  • Lajme

    Doruntina Maloku kujton babanë që iu vra: Tash po ndodhin “vrasje” të tjera

    FrontOnline
    11 Janar 2021

    Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku ka kërkuar drejtësi në 22 vjetorin e vrasjes së babait të saj dhe veprimtarit Enver Malokut.

    “Gjatë dhe pas luftës janë kryer vrasjet me motive politike të disa prej figurave më të shquara të Kosovës, që ishin zyrtarë të lartë të LDK-së. Ka disa vjet, që vrasjet politike ndodhin në Kosovë nëpërmjet linçimit dhe diskreditimit “ad hominem” nëpër rrjetet sociale dhe ky fenomen pastaj rrëshqet shpeshherë edhe në medie. Pra, sot, askush nuk ka nevojë të drejtojë armën ndaj një figure publike sepse kundërshtarët e vrasin atë nëpërmjet metodave të tjera, kryesisht propagandistike, ku shfrytëzohen ushtritë e rrejshme të rrjeteve sociale, për ta sulmuar kundërshtarin politik apo ideologjik pa fakte, pa argumentet e nevojshme dhe pa analizë të çështjes, vetëm se ai nuk mendon si ata”, ka shkruar Maloku në Facebook.

    “Sot, kur unë kujtoj vrasjen e Babit tim, para syve të mi, dua t’u bëj thirrje nga zemra të gjithë të rinjve që të mos bëhën pjesë e këtyre makinerive për linçimin e dikujt, por, të përpiqen të dëgjojnë argumentet e palëve për secilën temë që u intereson. Sulmet personale, në rrjete sociale, ndaj fjalës së lirë, pra, ndaj dikujt që mendon ndryshe, ndaj atyre që besojnë në kauza të caktuara e dëmtojnë demokracinë. E prishin imazhin tonë. E polarizojnë shoqërinë. Kjo që po ndodhë qe disa vjet në Kosovë, në raport me trajtimin e figurave publike, është fillimi i instalimit të një sistemi autoritar dhe për Kosovën është tepër e rrezikshme. Propaganda u ndihmon njerëzve që ta gënjejnë veten më mirë. Shikojeni të vërtetën në sy dhe bëhuni ushtarë të saj. Kosova nuk meriton vrasje të tjera”, ka shkruar ajo.

     

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë. Në sallë ishin të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre....
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka folur rreth...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me statistikat që ai ka publikuar sa i përket zhvillimit...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati është shprehur se ka me qindra kontrata një burimore ku qeveria ka vjedhur miliona, raporton...
    Sport28 Mars 2024
    Janë arrestuar nga Policia Federale të dyshuarit që kanë kërcënuar me vdekje familjen e Angel Di Maria-s në godinën ku ndër të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një person nga Kosova ka humbur jetën në vendin e punës. Rasti i...
    Vip28 Mars 2024
    Sara Hoxha është përfolur shumë kohëve të fundit. Kjo për arsye të aludimeve të ndarjes nga reperi i  njohur, Ledri Vula. Në...
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.