×
  • Lajme
  • Lajme

    Dialogu Kosovë-Serbi rinis të enjten në Bruksel, s’flitet për Asociacionin

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Zëdhënësi i BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano ka konfirmuar për Express se të enjten do të takohen Kosova dhe Serbia në Bruksel në nivelin e ekspertëve. Ai ka thënë se në takim nuk do të diskutohet çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Pas një muaji bllokadë, Kosova dhe Serbia do të rikthehen në tavolinën e negociatave.

    Bashkimi Evropian ka konfirmuar për Express se Skender Hyseni dhe Marko Gjuriq do të takohen të enjten në Bruksel.

    “Takimi i ardhshëm i nivelit të ekspertëve në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE’ja do të zhvillohet këtë të enjte më 29 Tetor në Bruksel. Ky takim është ai që ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej në fund të shtatorit por është dashur të shtyhet për të parandaluar masat parandaluese të karantinës në lidhje me pandeminë e koronavirusit”, thuhet në përgjigje.

    Peter Stano tutje tha se në takimin e së enjtes nuk do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    “Kryenegociatorët do të takohen për të diskutuar zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe çështjeve të pronës”, tha ai.

    Ndërkaq dje zëdhënësi i BE’së, Peter Stano deklaroi se takimet në Bruksel do të zhvillohen në përputhje me masat institucionale belge të futura për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

    Takimi i 29 tetorit vjen pasi ishte shtyrë takimi i paraparë në fund të shtatorit.

    Njëra nga arsyet e shtyrjes së takimit ishte edhe refuzimi i Kosovës për të biseduar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe për të cilën kishte insistuar Serbia.

    Çështja e Asociacionit në Kosovë po shihet si problematike në implementim dhe të njëjtën e kanë kundërshtuar të gjithë liderët politikë.

    Emisari i BE’së Miroslav Lajçak i cili ndërmjetëson takimet mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë një vizite në Kosovë dhe Serbi para dy javësh kishte deklaruar se dy vendet duhet të konsiderojnë ndryshimin e kushtetutës nëse duan të arrijnë marrëveshje ndërkombëtare për ta përfshirë atë në rendin ligjor dhe kushtetutes.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar së fundmi raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2023, ku thuhet se nuk pati...
    Lajme23 Prill 2024
    Sot janë mbajtur zgjedhjet për dekan në njësitë akademike të UP-së, ashtu siç e kishte paraparë statuti i Universitetit të Prishtinës “Hasan...
    Lajme23 Prill 2024
    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marr vendim që të pezulloj nga puna profesorin Xhevat Krasniqi i cili po dyshohet për ngacmim...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Komuniteti turk. Ajo tha se komuniteti turk ka kontribuuar në procesin e shtetndërtimit...
    Lajme23 Prill 2024
    Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave punë me çështjet e Ballkanit Perëndimor, të cilën e nisi...
    Sport23 Prill 2024
    Mesjava do të sjellë përballjet e dyta gjysmëfinale të “Play-offit” në Prince Caffe Superligë. Gara e sa vjen bëhet më interesante dhe...
    Lajme23 Prill 2024
    Dëshmitari Ramiz Qeriqi është duke u marrë në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatit Luka Mishetiq. Ai tha se gjatë...
    Lajme23 Prill 2024
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, në konferencën e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë...
    Lajme23 Prill 2024
    Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën bëhet e ditur se ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.