[wp-story]

Lajme

Dorëzimi i detyrës nga Kurti, Abrashi: Është diçka që s’duhet pranuar me inate

Dorëzimi i detyrës nga Kurti, Abrashi: Është diçka që s’duhet pranuar me inate
21:35 | 03 Qershor 2020

Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka komentuar deklaratën e Kryeministrit në largim Albin Kurtit, se nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin e detyrës.

”Ai mund të jetë qëndrim i tij politik por ne duhet të mësohemi me demokracinë”.

”Prandaj pranim dorëzimi i detyrave duhet të jetë pjesë përbërëse e punës ditore të secilit politikan”.

Abrashi në Rubikon duke iu referuar Kurtit, u shpreh se duhet pranuar edhe fitoren edhe humbjen si proces të natyrshëm të politikëbërjes, njofton Klan Kosova.

”Ne duhet të mësohemi të fitojmë edhe të humbim edhe t’i pranojmë ato”.

”Kjo është diçka që s’duhet ta pranojmë me inate por thjeshtë një proces i natyrshëm i politikbërjes”.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera