×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëheqjet në AAK, çka po ndodhë? Flet për FrontOnline nënkryetarja e kësaj partie

    FrontOnline
    18 Maj 2021

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot ka mbetur edhe pa një nënkryetare të saj.

    Kjo për shkak që nënkryetarja Magbule Shkodra, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në këtë parti.

    Por, dorëheqje të shumta në këtë parti janë duke ndodhur kohëve të fundit. Madje, ata që po tërhiqen janë figura të larta të partisë, shkruan FrontOnline.

    E, gjatë ditës së djeshme pas 21 vjetësh angazhim në këtë parti, ka thënë dorëheqje edhe Rexhep Kadriu, ish-kandidat për deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe ish-zëvendës ministër i Infrastrukturës.

    Ai, ka thënë se arsyeja e dorëheqjes është krejtësisht personale.

    “Arsyeja e largimit tim është krejtësisht personale dhe tani e tutje kohën time do t’ua kushtojë familjes sime”, ka shkruar ai.

    Nga kjo parti dorëheqje kohë më parë kanë dhënë edhe ish-kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj dhe kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi.

    Selmanaj, me të marrë këtë vendim ka deklaruara se tashmë do të jetë vetëm anëtar i kësaj partie duke mos ushtruar asnjë funksion tjetër.

    Por, ndryshe ka deklaruar kryetari i Obliqit, Xhafer Gashi.

    Gashi, ka thënë se arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë me pakënaqësi rreth punësimit në këtë komunë.

    “Pakënaqësia është lidhur me punësimin e qytetarëve pas zhvendosjes nga Koorporata Energjetike e Kosovës të banorëve të Hades dhe Shipitullës”, kishte deklaruar Gashi.

    E, për gjithë këto dorëheqje për FrontOnline flasin nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke i arsyetuar ato.

    Nënkryetarja e partisë, Time Kadrijaj në një prononcim për FrontOnline, thotë se në këtë parti nuk është duke ndodhur asgjë dhe se dorëheqjet po bëhen për arsye personale.

    “Nuk është duke ndodhë asgjë në AAK, dorëheqja e fundit është dorëheqje me mirëkuptim , angazhime private, personale dhe e bëjnë publike, nuk është duke ndodhur asgjë. Aleanca është e fuqishme , po punon në terren, ka disa komuna që po i udhëheq, jemi të angazhuar për zgjedhjet lokale dhe kjo është vazhdimësi dhe qasje që ne të angazhohemi për zgjedhje lokale, jemi, duke i ristrukturuar dhe këto lëvizje bëhen për arsye personale, nuk ka ndonjë gjë të madhe që po ndodhë në Aleancë”, ka thënë Kadrijaj, për FrontOnline.

    Sipas saj, nuk ka aspak pakënaqësi brenda kësaj partie dhe se njerëzit po tërhiqen për shkak të obligimeve personale e familjare.

    E, pyetur se ndryshe ka deklaruar kryetari Xhafer Gashi, për dorëheqjen e tij, Kadrijaj ka pohuar se në çdo parti ndodhin lëvizje të tilla, pa dashur të flasë më shumë për akuzat e Gashit për AAK-në.

     

    “Gjithkund ndodhin këto lëvizje, edhe kryetari i Obiliqit e ka pas të arsyeshme që ta formojë një iniciativë, e ka formu, është e drejtë qytetarë, është e drejtë e secilit qytetarë të rrinë, të vendoset, këto janë lëvizje që janë individuale, por nuk është diçka që po ndodhë në Aleancë”, ka deklaruar ajo për FrontOnline.

    Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë në zgjedhjet e fundit parlamentare ka fituar vetëm tetë ulëse në Kuvendin e Kosovës./FrontOnline

     

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Visar Ymeri, ish-bashkpartiaku i kryeministrit aktual, Albin Kurti e ka akuzuar që ky i fundit po e dëshmon që e sheh interesin...
    Lajme20 Prill 2024
    Kritika partia në pushtet për prezencën në fushatën elektorale të partisë VLAN në Maqedoninë Veriore ka marr edhe nga opozita. Deputeti i...
    Lajme20 Prill 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar Albin Kurtin pasi ky i fundit nuk takoi kryeministrin aktual të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin....
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë, ka shqiptuar dënimin prej 15 vjet e gjashtë muaj burgim ndaj mësimdhënësit Valentin Selmanaj, për sulmin seksual ndaj...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, do ta vizitojë Beogradin këtë të shtunë, për takime me liderët e...
    Lajme20 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni ka treguar se si do të ecin procedurat e aktiviteteve të...
    Lajme20 Prill 2024
    Mëngjesi i së shtunës parashihet më i ftohtë, por se me më shumë intervale me diell. Ditës zhvillohen vransira, që më vonë...
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha të premten se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është urgjente, ndërsa u bëri thirrje...
    Sport19 Prill 2024
    Ndonëse drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që Xavi Herandez të mbetet në krye të bankinës së katalonasve, megjithatë, Xavi duket është i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.