Pak minuta më parë Isa Mustafa, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së për shkak të rezultatit negativ në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Tani, Sinjali mëson se përveç dorëheqjes së Mustafës, tani pritet dorëheqja edhe e nënkryetarëve të tjerë në këtë subjekt politik.
Po ashtu, të njëjtat burime bëjnë të ditur se në LDK do të caktohet një ushtrues i detyrës së kryetarit deri në organizimin e kuvendit zgjedhor.