×
  • Lajme
  • Lajme

    Donika Kadaj-Bujupi merr vendim, s’kandidon për deputete

    FrontOnline
    15 Janar 2021

    Ish-deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Gjatë mosmarrëveshjeve me partinë e saj gjatë mandatit të kaluar, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se ka vendosur që të mos garojë pasi nuk ka gjetur shprehjen e organizuar kolektive për bindjet e veta.

    “Duke e parë që hapësira politike sot po ndryshon, dhe duke mos e gjetur shprehjen e organizuar e kolektive për bindjet e mia, unë kam vendosur që në këtë proces zgjedhor të mos garojë”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Postimi i plotë

    Angazhimin politik përherë e kam parë në funksion të së mirës së përgjithshme, rritjes së barazisë së qytetarëve, dhe krijimit të një hapësire të re për gruan në sferën publike. Secila përpjekje imja është menduar në këtë drejtim. Si deputete përmes diskutimeve e propozimeve institucionale e legjislative; në rrugë përmes protestës të përbashkëta. Ky rrugëtim politik sigurisht se i ka pasur lëshimet e veta. Por edhe mos suksesin. Por me rëndësi është që, përkundër rrjedhës, ka pasur kohëra të rëndësishme arritjesh e momente të kujtueshme të përmbushjes.

    Duke e parë që hapësira politike sot po ndryshon, dhe duke mos e gjetur shprehjen e organizuar e kolektive për bindjet e mia, unë kam vendosur që në këtë proces zgjedhor të mos garojë. E gjetur mes dy mundësish: të garojë për vete duke bërë kompromis me bindjet e mia, ose te mos marrë pjesë në garë duke bërë kompromis me interesin vetanak, kam zgjedhur të dytën. Më e rëndësishme është t’u mbetem besnike bindjeve të mia, të cilat mund të gjejnë shprehje politike në të ardhmen, se sa të heq dorë nga ato e ta depolitizojë rolin e përfaqësueses.

    Dua t’i falendeoj të gjithë ata me të cilët kam bashkëpunuar. Dua t’i falenderojë të gjithë kolegët për sjelljet e tyre kolegiale. Veçanërsisht dua t’i falenderoj të gjithë mbështetësitë e mi, ata që më ndoqën, ata që më votuan, ata që më besuan mua e ma besuan përfaqësimin e tyre në Kuvend, ata që jnë meritorët kryesor për sukseset elektorale të miat, dhe që ma mundësuan këtë përvojë të jashtëzakonshme në politikë.

    Ne do të shihemi prapë. Deri atëherë faleminderit./FrontOnline/

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit e ka cilësuar ndryshe nga ai i viteve...
    Lajme23 Prill 2024
    Pjesëtarë italianë të KFOR-it kanë inspektuar zonën e materialeve industriale toksike, të njohur si “Eurosteel”, në Pejë. Inspektimi u krye nga KFOR-i...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Historiani dhe profesori universitar, Nuri Bexheti, ka folur për përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në fushatën parazgjedhore në Maqedoninë e...
    Lajme23 Prill 2024
    Dje Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e fundit, për vitin 2023 nga ku u theksua edhe...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar, në lidhje me çështjen e të zhdukurve me dhunë...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Një gjykatë në Moskë e ka refuzuar më 23 prill ankesën e gazetarit amerikan, Evan Gershkovich kundër zgjatjes së periudhës së paraburgimit...
    Lajme23 Prill 2024
    Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore, njofton se ka...
    Sport23 Prill 2024
    Ndonëse nuk është njoftuar zyrtarisht, Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të këtij sezoni. Destinacioni i tij i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.