Basketbollisti slloven Luka Doncic është në rrugë të shkëlqyer për të fituar kontratën më të madhe në historinë e NBA-së dhe për t’u bërë lojtari i parë me një pagë vjetore prej 70 milionë euro.
Doncic (24) do të ushtrojë të drejtën e një kontrate pesëvjeçare me Dallasin gjatë vitit 2025. Ai ka ende disa gjëra për të përmbushur, në mënyrë që të bëhet basketbollisti më i paguar në historinë e ligës.
Siç raporton ESPN, Doncic do të jetë basketbollisti i parë i NBA-së që do të nënshkruajë kontratë për 70 milionë dollarë në vit dhe për këtë duhet të hyjë në top pesëshen e ligës për të pestën herë radhazi.
Duke qenë se nuk ka mjaftueshëm vite në ligë, do t’i duhet të përmbushë një tjetër objektiv, që është të jetë pesë herë radhazi në pesëshen ideale të ligës së NBA. Nëse e bën vitin e ardhshëm, do të përmbushë të drejtën e tij dhe do të nënshkruajë kontratën më të madhe në historinë e NBA.