×
  • Lajme
  • Lajme

    Dogana e Kosovës 11 % më shumë të hyra këtë fillim-vit

    FrontOnline
    21 Shkurt 2021

    Mbi 10 përqind më shumë janë rritur të hyrat nga Dogana e Kosovës në këtë fillim-vit. 123 milionë euro është totali i taksave që ka mbledhur dogana gjatë muajit të parë të vitit dhe në gjysmën e shkurtit. Nga Dogana thonë se ka ulje të kontrabandimit me mallra. Megjithatë, sipas tyre, rastet më të shpeshta janë ato ku tentohet të kontrabandohet me medikamente mjekësore dhe pije të gazuara.

    Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë për KosovaPress së të hyrat e përgjithshme janë më të larta se viti paraprak. Sipas tij, ekonomia ka filluar të funksionojë, kështu është rritur konsumi dhe importi.

    Stavileci: 11 për qind të hyra më shumë se vitin e kaluar

    “Vitin e kaluar, periudhën prej janarit deri në gjysmë të shkurtit, ne kemi pasur të mbledhura në vitin 2020, 111 milionë euro të hyra në buxhetin e Kosovës. Ndërsa, në këtë fillim vit, është fillim-vit i mbarë dhe kemi arritur 123 milionë euro totali i taksave që kemi mbledhur. Që nënkupton që jemi 11 për qind më shumë se vitin e kaluar”, thekson Stavileci.

    Tutje, Stavileci thotë se pandemia ka ndikuar në të gjitha sferat ekonomike në Kosovë, për çka shton se ka pasur ulje të tentim-kontrabandimeve.

    Stavileci: Kemi kapur raste të ndryshme gjatë tentim-kontrabandimit

    “Normalisht që gjithmonë kemi kapur raste të ndryshme gjatë tentim-kontrabandimit, por në përgjithësi mund të themi se kemi pasur ulje të numrit të rasteve të cilat i kemi kapur gjatë tentimit për kontrabandim”, shton ai.

    Ai gjatë intervistës për KosovaPress, thekson se rastet më të shpeshta të kontrabandës janë me medikamente mjekësore dhe pije të gazuara.

    Stavileci: Kemi kapur disa raste të kontrabandimit me pije të gazuara dhe medikamente

    “Produktet të cilat janë më të favorizuara për kontrabandë janë produktet të cilat shiten, transportohen në mënyra më të lehta. Për shkak se ne kemi parë shembull derivatet e naftës, por me rregullimin e tregut kjo problematikë është minimizuar dhe gati është në zhdukje e sipër. Tani kemi disa raste ku kapim kontrabandimin me medikamente. Kapim raste të kontrabandimit me pije të gazuara të cilat vijnë nga shtetet e ndryshme”, përfundon ai.

    Stavileci shton se në këto raste, tentohet që t’i ikin taksës së akcizës. Të hyrat vjetore të Doganës në 2020, janë 1 miliard e 30 milionë e euro ose një rënie për 10 për qind.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.