×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Do t’ju vras të gjithëve, Allahu Ekber”, pamjet e incidentit që shkaktoi evakuim masiv në aeroportin e Frankfurt (Fotot)

    FrontOnline
    18 Janar 2021

    Një burrë ka shkaktuar dje evkakuim emergjence dhe dislokim të forcave të armatosura në aeroportin gjerman të Frankfurt kur thërriti ‘Allahu Akber’ (‘Zoti është më i madhi’ ne arabisht) pas konfrontimit me policinë sepse nuk mbante maskë në fytyrë.

    38-vjeçari nga Sllovenia veproi në mënyrë agresive kur policia iu afrua për t’i kërkuar vendosjen e maskës së fytyrës pasditen e djeshme në aeroportin e Frankfurt.

    Burri kishte nisur të thërriste “Do t’ju vras të gjithëve, Allahu Ekber” para se të braktiste bagazhin e tij duke tentuar të largohej nga skena.

    Zëdhënësi i drejtorisë së policisë së aeroprotit të Frankfurt tha: Një patrullë e policisë u afrua të një burrë slloven që nuk mbante mbrojtje të gojës dhe hundës, por ai menjëherë nisi të sillje në mënyrë agresive ndaj tyre duke thërritur ‘Do t’ju vras të gjithëve, Allahu Ekbar’, prandaj oficerët supozuan se ishte një deklaratë serioze. Burri tentoi të largohej por u ndalua nga shërbimet e emergjencës nën kërcënimin e armëve të zjarrit”.

    Ndërkohë kishte raportime për një tjetër njeri të rrezikshëm që ishte i armatosur në një tjetër terminal të aeroportit. “Incidenti solli shtyrje dhe vonesa të fluturimeve në aeroport gjatë dy orëve të zhvillimeve”, thane autoritetet, duke shtuar se ndërsa gjendja normale u rikthye rreth orës 20.00.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.