×
  • Lajme
  • Lajme

    DnV: Zgjedhje të qeta por nuk ka respektim të kënaqshëm të masave anti-Covid

    FrontOnline
    29 Nëntor 2020

    Demokracia në Veprim, koalicioni i organizata që monitoron zgjedhjet thotë se deri tani zgjedhjet janë të qeta, por nuk ka respektim të kënaqshëm të masave anti-Covid.DnV thotë se procesi deri tani është zhvilluar pa incidente dhe parregullsi.

    Në Podujevë ka nivel të kënaqshëm të daljes në zgjedhje, në Mitrovicë të Veriut ka një pjesëmarrje më të ulët.

    Kjo është komunikata e plotë:KOMUNIKATË PËR MEDIA
    29 nëntor, 2020DEMOKRACIA NË VEPRIM: ZGJEDHJE TË QETA DHE TË RREGULLTA, POR ME RESPEKTIM JO TË KËNAQSHËM TË MASAVE KUNDËR PANDEMISË

    Demokracia në Veprim (#DnV), përmes ekipeve mobile, po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut duke mbuluar pjesën më të madhe të qendrave të votimit në këto dy komuna.Përgjithësisht, DnV vlerëson se procesi i deritanishëm zgjedhor është zhvilluar pa incidente apo parregullsi që mund të cenojnë integritetin e këtij procesi. Dalja e votuesve në Komunën e Podujevës është deri më tani është në nivele të kënaqshme, marrë parasysh situatën me pandeminë si dhe trendet e daljes në zgjedhjet lokale të vitit 2017. Ndërsa, në Mitrovicë të Veriut është raportuar për pjesëmarrje më të ulët në zgjedhje.Sa i përket zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë, DnV konsideron që masat dhe procedurat e parapara të votimit përmes udhëzimit të KQZ-së, nuk janë respektuar sa duhet. Përkundër faktit që KQZ ka angazhuar ekipe monitoruese të zbatimit të masave anti-COVID, të cilat kanë qenë të pranishme në pothuajse të gjitha qendrat, vëzhguesit e DnV-së kanë raportuar për respektim të pjesshëm të mbajtjes së maskës në mënyrë adekuate. Kjo është vënë re më shumë në radhët e komisionerëve.

    Po ashtu në shumë raste është raportuar për mosrespektim të distancës fizike, si në radhët e votuesve, ashtu edhe të komisionerëve. Ndërsa, dezinfektimi i duarve është masa e cila është respektuar më së paku, sipas vëzhguesve tanë.Bazuar në vlerësimin tonë, KQZ nuk ka shfrytëzuar të gjithë kapacitetin e disponueshëm lidhur me hapësirat e votimit, meqë rast në disa qendra të votimit ka mbingarkim me votues, që ka rezultuar edhe me pamundësi për mbajtje të distancës, ndërsa objekte tjera publike (shkolla) nuk janë marrë fare në shfrytëzim për proces të votimit.

    Sa i përket hapësirave, vlen të përmendet që në shumë raste është evidentuar numër më i madh i vëzhguesve, në kundërshtim me vendimin e KQZ-së që ka paraparë vetëm një vëzhgues për entitet në vendvotim.Pasaktësia e listës së votuesve vazhdon të mbetet sfidë e procesit zgjedhor në këto dy komuna, sikur edhe në zgjedhjet paraprake. Vëzhguesit e DnV-së kanë raportuar për shqetësime të ngritura nga qytetarët për praninë e personave të vdekur në lista të votimit, si dhe janë evidentuar pakënaqësi lidhur me ndërrimin e qendrave të votimit të votuesve.Lidhur me ushtrimin e të drejtës së votimit, disa qytetarë janë ankuar që komisionerët nuk ua kanë lejuar të drejtën e votimit për shkak të skadimit të afatit në dokumente identifikuese, çështje kjo e cila nuk është adresuar si duhet nga KQZ dhe institucionet tjera relevante.DnV ju bën thirrje qytetarëve që kohën e mbetur t’a shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit, në përputhje me manualet për parandalimin e koronavirusit. Po ashtu, DnV kërkon nga komisionerët e subjekteve politike që të garantojnë mbarëvajtje të procesit të votimit, si dhe t’i kushtohet vëmendje e veçantë procesit të numërimit.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    “Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera, nuk...
    Lajme20 Prill 2024
    Përderisa përfaqësuesit e Listës Serbe gëzojnë mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, madje edhe kur betohen në...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar edhe gjetjet e saj...
    Lajme20 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar protestë më 1 Maj. Ata kanë paralajmëruar se nëse qeveria nuk...
    Lajme20 Prill 2024
    Visar Ymeri, ish-bashkpartiaku i kryeministrit aktual, Albin Kurti e ka akuzuar që ky i fundit po e dëshmon që e sheh interesin...
    Lajme20 Prill 2024
    Kritika partia në pushtet për prezencën në fushatën elektorale të partisë VLAN në Maqedoninë Veriore ka marr edhe nga opozita. Deputeti i...
    Lajme20 Prill 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar Albin Kurtin pasi ky i fundit nuk takoi kryeministrin aktual të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin....
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkëpartiakë e opozitë kritikojnë përfshirjen e Kurtit dhe partisë së tij në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut Maqedonia e Veriut do të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.