×
  • Lajme
  • Lajme

    DnV: Partitë po e shkelin Ligjin për Covid-19 dhe për zgjedhjet e përgjithshme

    FrontOnline
    09 Shkurt 2021

    Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim ka publikuar gjetjet nga monitorimi i fushatës zgjedhore ku sipas tyre shqetësuese mbetët mos respektimi i masave anti-Covid në tubime dhe shkelja e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. DnV u ka bërë thirrje partive politike që të bëjnë publike shpenzimet e fushatës zgjedhore dhe burimin e financave meqë sipas tyre deri tani vetëm tri subjekte i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së tyre rreth shpenzimeve.

    Ngadhnjim Halitaj nga DnV, në një konferencë për media tha se në këtë fushatë, fenomeni i përdorimit të resurseve publike është vërejtur në masë më të vogël.

    Halitaj: Veturat zyrtare janë përdorur në pesë aktivitete zgjedhore

    “Gjatë ditëve fushatë DnV ka evidentuar pjesëmarrje të shërbyesve civil në shtatë aktivitete të monitoruara, prej tyre dy aktiviteteve kanë qenë të LDK-së, dy të AAK-së, dy të PDK-së dhe një aktivitet i Nismës Socialdemokrate. Ndërsa veturat zyrtare janë përdorur në pesë aktivitete të monitoruara, përkatësisht në katër aktivitete të organizuara nga subjekti politik LDK dhe një aktivitet të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

    Koalicioni i organizatave që monitorojnë zgjedhjet ka dërguar 3 ankesa pranë PZAP-së duke kërkuar të merren masat e duhura për rastet e shkeljes se ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

    Halitaj: DnV ka evidentuar shkelje të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme

    “DnV ka evidentuar në mënyrë të vazhdueshme shkelje nga subjektet politike, të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregullat zgjedhore që obligon subjektet garuese për të njoftuar KKZ-të për aktivitetet e tyre zgjedhore 24 orë përpara. Nga aktivitetet e vëzhguara dhe informatat e marra nga tereni nga vëzhguesit e DnV-së, një pjesë e madhe e subjekteve politike nuk i raportojnë këto ngjarje në Këshillat Komunal Zgjedhor”, tha ai.

    DnV ka pyetur subjektet politike se sa do të shpenzojnë në fushatë zgjedhore por vetëm tri prej tyre i janë përgjigjur, Lëvizja Vetëvendosje, Partia turke Demokratike dhe Partia Fjala.

    Spahija: Subjektet politike të tregojnë shpenzimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore

    “DnV i bën disa rekomandime ditën e sotme, i bën thirrje subjekteve politike shpenzimet e fushatës së tyre, sa është kostoja dhe ku i marrin ato financa, DnV u bën thirrje subjekteve politike që t’i lajmërojnë të gjitha tubimet ashtu siç kërkohet me ligj dhe me rregullore zgjedhore, DnV u bën thirrjeve zyrtarëve komunal zgjedhor që janë persona të autorizuar në secilën komunë dhe Policisë së Kosovës, që sapo të hasin në ndonjë aktivitet të ndonjë subjekt politik që nuk është lajmëruar në KKZ të njoftojnë PAZAP-në”, tha Florent Spahija nga DnV.

    Ai gjithashtu bëri thirrje për respektim të masave anti-Covid dhe për tërheqje të sporteve Thirrje publicitare që përmbajnë gjuhë të urrejtjes.

    Gjatë monitorimit, DnV ka gjetur se vetëm në 32% të rasteve ka pasur ofrim të kushteve të infrastrukturës për persona me aftësi të kufizuar.

    Në publikimin e DnV-së thuhet se subjektet politike vazhdojnë të mos e respektojnë ligjin për barazi gjinore duke mos u japur grave qasje të barabartë në garën zgjedhore.

    “Në vetëm 27% të aktiviteteve ka pasur gra kandidate që i janë adresuar elektoratit. Gjithashtu prezencë të ulët të grave ka pasur edhe nëpër media, në ato media të cilat i ka monitoruar koalicioni DnV, në 259 debate televizive të monitoruara nga 13 janari deri më 7 shkurt 2021, në nëntë nga gjithsej 402 kandidatë të subjekteve politike vetëm 21 prej tyre kanë qenë gra. Hapësirë e ulët u është japur grave edhe në kronika zgjedhore, ku në periudhën 3 deri 7 shkurt 2021 gratë përbënin vetëm 6% të minutazhës së përgjithshme” kanë thënë në DnV.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-presidenti slloven Borut Pahor, i cili po synon pozitën që do ta lërë emisari Miroslav Lajçak në gusht, ka treguar pikëpamjen e...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa ka deklaruar se...
    Lajme20 Prill 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Në pronësi...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës njoftojnë se secili pensionist në mënyrë individuale do të ngre padi ndaj Ministrisë së Financave. "Secili...
    Lajme20 Prill 2024
    Java e dytë e marsit ishte caktuar si datë për të protestuar pensionistët. Nga vetë ata, kjo protestë, është shtyrë për shkak...
    Lajme20 Prill 2024
    Në një realitet të mbushur me sfida të forta dhe të shumëfishta të sigurisë, udhëheqja e Kosovës do të bënte mirë që...
    Lajme20 Prill 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Rizvanolli ka deklaruar 195 mijë...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. I pari i legjislativit në...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Sveçla ka deklaruar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.