×
  • Lajme
  • Lajme

    DnV: Fushata zgjedhore ka qenë e karakterizuar nga përdorimi i gjuhës fyese dhe të urrejtjes

    FrontOnline
    18 Janar 2025

    Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV) ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka paraqitur raportin e saj mbi përdorimin e gjuhës në fushatën zgjedhore të javës që lamë pas.

    Eugen Cakolli, nga DnV, theksoi se përdorimi i gjuhës së drejtë dhe jo diskriminuese është një nga parimet themelore të fushatës, por sipas tij, kjo javë ka qenë e karakterizuar nga përdorimi i gjuhës nxitëse dhe fyese.

    Cakolli theksoi se gjatë monitorimit të 25 aktiviteteve, janë raportuar raste të përdorimit të gjuhës së nxitjes së urrejtjes në baza politike.

    “Sa i përket përdorimit të gjuhës së drejt dhe jo diskriminuese, që është një prej parimeve edhe vlerave të një fushate fer, kjo javë është karakterizuar nga e kundërta. Këtë javë kemi pasur ashpërsim të gjuhës së përdorur në fushatë me plotë 25 aktivitete gjatë monitorimit të së cilave janë raportuar raste të përdorimit të gjuhës së nxitjes ose urrejtjes në baza politike. Sipas intensitetit është e qartë që një gjuhë e tillë e shprehur sidomos nga aktivitet e partisë në pushtet, pra Lëvizjes Vetëvendosje, ndonëse edhe në aktivitete e partive të tjera, përfshirë këtu LDK më 10 raste, PDK me 6 raste dhe AAK me dy raste ku është raportuar një gjuhë e tillë nxitës, fyese dhe e urrejtjes”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Shkurt 2025
    Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Ai shtoi...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për procesin zgjedhor sot. Ai tha se uron që qeveria që do...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza pritet sonte të mbajë një adresim për media, ku do të flasë para popullit mbi...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Glauk Konjufca i Vetëvendosjes nuk ka dashur të komentojë rezultatet e para të exit poll-eve. Ai i ka thënë shkurt për Tëvë1,...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka 37.18% të votave. Partia Demokratike e...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Koalicioni për Familje do të mbajë një konferencë për media sonte në orën 20:45, ku do të komentojë rezultatet e zgjedhjeve të...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Qendrat e votimit janë hapur në orën...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar pas mbylljes së qendrave të votimit, përmes një konference për media, nga ku...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë për media për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Siç thotë Policia, “Plani...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.