Gjuha:
×
  • Kronika
  • Kronika

    Djegia e stallës në Cerravik të Klinës, zjarrfikësit thonë se u penguan nga disa persona

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Sot rreth orës 7:30 të mëngjesit është përfshirë nga flakët një stallë e lopëve në Cerravik të Klinës.

    Pronari i saj, Fatmir Dakaj, ka thënë për klankosova.tv se herët në mëngjes i ka lajmëruar zjarrfikësit për këtë incident me zjarr, por sipas tij, askush nga ta ende nuk ka dalë në vendin e ngjarjes.

     

     

    Mirëpo një gjë e tillë e ka demantuar Anton Palucaj nga njësia e zjarrfikësve në Klinë. Ai ka thënë se kanë dalë në vendin e ngjarjes 25 minuta pasi kanë pranuar informatën, por se janë penguar që të kryejnë punën e tyre nga disa persona.

    “Ne sot jemi njoftuar nga Policia në orën 8:50 dhe kemi dalë në vendin e ngjarjes në orën 9:15. Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe një njësiti i Policisë të cilët ne i falënderojmë për punën e tyre”.

    “Me të dalë në vendin e ngjarjes, disa persona që kanë qenë aty (5 ose 6 prej tyre na kanë sulmuar). Ata nuk na kanë lejuar që të zbresim nga kamioni për të kryer punën tonë me pretekst se jemi vonuar – aty ka ndërhyrë Policia”.

    “Pastaj ne kemi bërë edhe një tentim të dytë që të ballafaqohemi me zjarr, por sërish jemi penguar nga të njëjtit persona në prezencën e Policisë së Klinës”.

    Palucaj ka shtuar se kushdo që ka dëshirë mund të shkojë dhe t’i marrë informatat e sakta nga institucionet përkatëse për të konstatuar se në çfarë ore janë lajmëruar zjarrfikësit për rastin në fjalë.

    “Informacioni i zotërisë [Fatmir Dakaj] nuk është aspak i saktë. Ne nuk e dimë se ku dhe kë e ka telefonuar ai, por ne iu referohemi dy numrave kontaktues zyrtarë”.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Kronika28 Maj 2023
    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5 raste të dhunës në familje. Sipas raportit 24...
    Kronika28 Maj 2023
    Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës, se përderisa ishte duke qëndruar në një kafene në Leposaviq është sulmuar fizikisht nga...
    Kronika28 Maj 2023
    Një burrë nga Lubiqevë e Prizrenit është zhdukur të premten, dje rastin në polici e ka lajmëruar babai i personit në fjalë....
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2023
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se mbrëmë vonë kishte një telefonatë nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë...
    Lajme29 Maj 2023
    Në Zveçan bllokohet rruga drejt ndërtesës së komunës. Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, raporton se në Zveçan është vendosur një gardh...
    Lajme29 Maj 2023
    Serbët e veriut të Kosovës kanë filluar të mblidhen e të dalin në rrugë qysh para orës 07:00. T7 raporton se tashmë...
    Lajme29 Maj 2023
    Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, sot do të nisin punën zyrtarisht në...
    Bota/Rajoni29 Maj 2023
    Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon – Taubadel do të mbajë sot konferencë për media në Prishtinë....
    Lajme29 Maj 2023
    Në Kosovë në këtë javë pritet të mbajë mot i ngjashëm me të javës së kaluar. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, deri...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.