×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Haxhi Shalës u emërua konsull në Pragë, reagojnë nga presidenca

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Këshilltari i u.d të presidentit, Vjosa Osmanit, Artan Murati ka reaguar pas lajmit se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shalës është emëruar konsull në Pragë.

    Murati thotë se misionet diplomatike dhe konsullore janë pasqyrë e një shteti.

    “Për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të vendit, e për t’u ballafaquar me sfida nga me të ndryshmet në diplomaci, kundrejt sulmeve të vazhdueshme në shumë fronte nga shtete që kundërshtojnë ekzistencën tonë, duhet mbi të gjitha dije e profesionalizëm”, thotë ai.

    Këshilltari i Osmanit thotë se kjo nuk është e mundur nëse nëpërkëmben profesionistët.

    Diplomacia “kry’ per kry’” nuk i bën nder askujt, e sidomos jo shtetit të Kosovës. Kjo praktikë është e pa tolerueshme, dhe nuk do të lejohet e as përkrahet në asnjë rrethanë”, ka shtuar ai.

    Mbrëmë është bërë e ditur se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shalës, Flakron Shala është emëruar konsull në Pragë.

    Pas këtij lajmi ka pasur reagime të shumta, derisa deri më tani deputeti Shala ka zgjedhur heshtjen./FrontOnline/

     

    https://www.facebook.com/muratiartan/posts/10222174124437150

     

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Sherif Hotin i cili akuzohej për korrupsion. Hoti ngarkohej se në cilësi të...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia në Vushtrri ka arrestuar vozitësin serb – shtetas i Serbisë, i cili në gjendje të dehur, me veturën e tij me...
    Lajme24 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri e ka uruar për datëlindjen e 56 ish-presidentin Hashim Thaçi. Tahiri tha se...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Sot feston ditëlindjen ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Me këtë rast, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka uruar me anë të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Eurodeputetja liberale e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, është takuar me përfaqësuesit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Von Cramon tha...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Timur Ivanov, është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, njoftoi Komiteti Hetues rus më 23 prill. Komiteti...
    Vip24 Prill 2024
    Raporti mes Eglës dhe Meritonit ka qenë ndër më të komentuarit të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania. Sado armiqësi mes...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Qeveria e Gjermanisë synon ta rifillojë së shpejti bashkëpunimin me agjencinë e Kombeve të Bashkuara për palestinezët (UNRWA) në Rripin e Gazës,...
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar zyrtari i komunës në Ferizaj pasi dyshohet se duke keqpërdorur pozitën e tij, i kishte mundësuar një turkut të pajiset...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.