×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Divorci i Bill Gates, si do të ndahet pasuria në vlerë prej 130 miliardë dollarësh?

    FrontOnline
    04 Maj 2021

    Bill Gates ka qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj martesës. Kjo është arsyeja pse, para se të hidhte hapin e madh rreth 3 dekada më parë, ai vendosi të bënte një listë me të mirat dhe të këqijat e jetës martesore. Bashkëthemeluesja e miliarderit të Microsoft, Melinda Gates, e cila dha njoftimin se do t’i jepte fund martesës prej 27 vitesh së bashku, kishte treguar për ketë histori në dokumentarin e Netflix “Inside Bill’s Brain” në 2019.

    Melinda, 56 vjeç, qeshi ndërsa hyri papritmas në një dhomë dhe pa Bill duke bërë listën, duke shpjeguar se ajo “duhej të merrte një vendim” nëse marrëdhënia e tyre duhej të kalonte në fazën tjetër.

    “Martesa ishte një çështje shumë serioze për mua,” shkroi Bill Gates në dokumentar.

    Të dy u takuan në 1987, në një darkë biznesi në Nju Jork, menjëherë pasi Melinda filloi punë në Microsoft si menaxhere e produkteve. Pas rreth një viti lidhje, çifti ndodhej para një dilemë.“Ne kishim ndjenja shumë të mëdha për njëri-tjetrin dhe kishte vetëm dy mundësi: ose do të ndaheshim ose do të martoheshim ,” tha manjati 65-vjeçar.

    “Ai donte të martohej, por nuk e dinte nëse mund të bënte një angazhim kaq të madh dhe në të njëjtën kohë të drejtojë Microsoft”, tha Melinda në atë kohë.

    Çifti u martua në Hawaii në 1994. Dy vite më vonë Melinda u largua nga kompania në mënyrë që të mund t’i përkushtohej familjes. Çifti ka tre fëmijë, Jennifer 25 vjeç, Rory 21-vjeç dhe Phoebe, 19 vjeç.

    Në vitin 2001 , Bill dhe Melinda Gates krijuan Fondacionin Bill & Melinda Gates, i cili tani është kompania më me ndikim në planet. Në dokumentarin e Netflix, Gates thotë se marrëdhënia e tij me Melinda është ajo e “partnerëve me të drejta të barabarta”.

    “Ajo është si unë, optimiste dhe e interesuar për shkencën dhe ka një marrëdhënie të mirë me njerëzit”.

    Pasuria prej 130 miliardë dollarësh

    Marrëdhënia e tyre mund të ketë qenë perfekte dhe me të drejta të barabarta po mbetet për tu parë nëse e tillë do të jetë edhe ndarja e pasurisë. Pasuria e Gates vlerësohet të jetë 130 miliardë dollarë dhe çifti nuk ka nënshkruar një marrëveshje para martesore sipas mediave ndërkombëtare.

    Por çfarë përfshin kjo pasuri e madhe që tani duhet të ndahet midis dy ish-partnerëve?

    Sipas Daily Mail, Gates ka shtëpi në pesë shtete të SHBA. Makinat e tyre luksoze përfshijnë një Porsche prej 2 milion dollarësh. Koleksioni i tyre artistik përfshin një libër me shkrime dhe skica të Leonardo da Vinçit , vlera e të cilit arrin në 30 milion dollar. Ata gjithashtu kanë avionë privatë.

    Biznesmeni dhe investitori 65-vjeçar është gjithashtu pronari më i madh privat i tokës bujqësore në SHBA, me sipërfaqe të mëdha në 18 shtete të ndryshme. Gates ka shtëpi luksoze në shumë shtete të Amerikës, përfshirë Uashington, Florida, California dhe Wyoming. Rezidenca kryesore e çiftit është në Uashington, në periferi të Seattle, dhe njihet me pseudonimin Xanadu 2.0.

    Rezidenca ka pamje spektakolare të Liqenit Uashington dhe është shumë afër selisë së Fondacionit Gates. Gates bleu pronën në 1988 për 2 milion dollarë dhe qëndroi në atë shtëpi për shtatë duke e transformuar në shtëpinë e tij të ëndrrave.

    Sot vlera e rezidencës besohet të jetë 125 milion dollarë. Rezidenca me 7 dhoma gjumi përfshin një pishinë të brendshme dhe një jashtë, një kinema për 20 persona dhe një sallë të madhe deri në 150 persona. Në zonën përreth rezidencës ka një lumë artificial me peshq dhe një plazh.

    Të dy Bill dhe Melinda Gates janë zotuar të dhurojnë pjesën më të madhe të pasurisë së tyre para se të vdesin. Tre fëmijët e tyre do të ketë të drejtë të gëzojnë vetëm 10 milion dollarë secili, një pjesë e vogël e pasurisë e prindërve të tyre.

    Deri atëherë, pasuritë do të duhet të ndahen dhe ky proces patjetër do të ketë shumë interes nga e gjitha bota.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i diasporës për zgjedhjet presidenciale dhe bindshëm po prin kandidati...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Janë bërë 200 ditë që kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Fëmijët palestinezë, po vajtojnë për ëndrrat e tyre të humbura,...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.