×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dita e dytë e fushatës, partitë në Maqedoni kërkojnë besimin e qytetarëve

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Në ditën e dytë të fushatës për zgjedhjet parakohshme parlamentare, partitë dhe koalicionet do ta prezantojnë ofertën e tyre politike në takime me qytetarë, duke i respektuar masat për mbrojtje nga Covid-19. Nuk do të mungojë fushata edhe në rrjetet sociale, si dhe në mediumet tradicionale.

    Në ditën e dytë të fushatës 20-ditëshe zgjedhore, karvani i koalicionit “Mundemi” kryesuar nga LSDM do të jetë në Ohër dhe Butel, përderisa koalicioni i OBRM-PDUKM-së “Për ripërtëritje të Maqedonisë” aktivitetet zgjedhore do t’i prezantojë para qytetarëve të Vevçanit, Strugës, Resnjës, Kumanovës, Shkupit, Gjevgjelisë, Ohrit dhe Gostivarit.

    Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa sot do të mbajnë konventa promovuese për kandidatë për deputetë në Tetovë.

    Dje, në ditën e parë të fushatës zgjedhore, presidenti Stevo Pendarovski porositi se procesi zgjedhor dhe zgjedhjet duhet të mbahen sipas standardeve dhe kritereve të larta, duke e pasur parasysh perspektivën euroatlantike të vendit.

    Ai u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor të kontribuojnë që këto zgjedhje të jenë të drejta, të lira dhe demokratike, siç edhe u obliguan me nënshkrimin e Kodit për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

    Në ditën e parë të fushatës partitë dërguan disa porosi parazgjedhore për qytetarët, duke bërë thirrje për dalje masovike, duke mos i evituar me atë rast, përplasjet ndërpartiake.

    Partitë dhe koalicionet të cilat do të marrin pjesë në zgjedhje, programet e tyre do të mund t’i prezantojnë deri më 12 korrik në orën 24:00 kur përfundon fushata zgjedhore.

    Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas listave të parashtruara në KSHZ, do të marrin pjesë 15 koalicione dhe parti me 1.598 kandidatë.

    Fushata parazgjedhore do të zgjasë deri më 12 korrik në mesnatë./

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Mediet italiane kanë publikuar pamjet pas aksidentit të rëndë trafiku që ndodhi natën e 7 dhjetorit në, në Portugero pranë Venecias, ku...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Mijëra peshq të ngordhur janë parë në një plazh në Japoninë veriore. Peshku, i përbërë kryesisht nga sardele dhe pak skumbri, u...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Adoleshenti, Ethan Crumbley është dënuar me burgim të përjetshëm, pa lirim me kusht, për vrasjen e katër shokëve të klasës dhe plagosjes...
    Të tjera
    Vip08 Dhjetor 2023
    Moderatori i spektaklit Alaudin Hamiti ia ka bërë një pyetje Blerandos, “dikush të sheh si lojtar të fortë dikush më pak të...
    Vip08 Dhjetor 2023
    Blerando ka folur për shoqërinë e tij më Bleron brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2. Ai ka thënë se është...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të ulëta në orët e mëngjesit, të cilat në orët vijuese...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Fondi Sovran i Kosovës i cili ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës është diskutuar sot në EURO n’7....
    Sport08 Dhjetor 2023
    Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Napolit me rezultat 1-0 në derbin e javës së 15-të të Serie A. Pjesa e...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Shtetet e Bashkuara kanë vënë veto në Rezolutën e cila ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë. 13 nga anëtaret...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.