[wp-story]

Lajme

Dita e Binjakëve shënohet sot në Kosovë

Dita e Binjakëve shënohet sot në Kosovë
08:24 | 04 Gusht 2019

4 gushti është dita e cila në gjithë botën shënon Ditën e Binjakëve.

Këtë ditë që nga viti 1976 në gjithë botën organizohen aktivitete të ndryshme, ndërsa për herë të parë në Kosovë do të bëhet një organizim i tillë duke mbledhur në sheshin e Prishtinës të gjithë prindërit me fëmijë binjakë, trinjakë apo më shumë.

Që nga viti 1976 ekziston edhe një festival për binjakët i cili zhvillohet në fundjavën e parë të muajt gusht.

Aty marrin pjesë binjakë nga e gjithë bota ku nganjëherë numri pjesëmarrësve arrin deri në dy mijë çifte, transmeton kp.

Sipas një studimi të fundit të realizuar në SHBA del se numri i lindjeve të binjakëve është duke u rritur vazhdimisht.

E sipas të njëjtit studim gratë mbi moshën 30 vjeçare kanë më shumë gjasa të lindin binjakë.

Edhe femrat e gjata kanë më tepër gjasa të lindin binjakë, ndërsa nënat e binjakëve mund të jetojnë më gjatë.

Binjakët identikë nuk kanë gjurmë identike gishtash.

Ndërsa, të dielën me fillim nga ora 11:00 do të bëhet parakalimi i prindërve me fëmijët binjakë, trinjakë e të tjerë nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera