×
  • Sport
  • Sport

    Distria Krasniqi kualifikohet në finale të “Grand Prixit” të Portugalisë

    FrontOnline
    28 Janar 2022

    Xhudistja shqiptare nga Peja, Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të “Grand Prixit” të Portugalisë.

    Kampionio olimpike ka arritur që të kualifikohet në finalen e Grand Prix të Portugalisë, duke e mposhtur xhudisten portugeze, Joana Diogo.

    Distria nuk e nisi mirë luftën, duke e parë veten në disavantazh me një Waza-ari, por arriti të rikthehej dhe të barazonte pikët.

    Më pas, xhudistja kosovare mori iniciativën dhe pak sekonda para fundit arriti të fitonte me IPPON.

    Diogo paraprakisht e kishte eliminuar xhudisten kosovare, Erza Muminoviqin në raundin e dytë.

    Ajo në çerekfinale e mposhti xhudisten spanjolle, Ariane Toro Soler. Spanjollja mori tri penalizime, me ç’rast e humbi duelin.

    Kampionia olimpike e mposhti xhudisten franceze Leonie Gonzalez në raundin e dytë, duke kaluar kështu në çerekfinale, shkruan Gazeta Express.

    Në raundin e parë, Krasniqi kaloi pa luftë, falë sukseseve të mëdha që ka arritur.

    Kështu, Distria Krasniqi tashmë e ka të sigurt medaljen e argjendtë, por do të luftojë për ta fituar të artën.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Sport28 Mars 2024
    Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer mund të jetë potencialisht në treg, me Arsenalin dhe klubet nga Arabia Saudite të interesuar për të....
    Sport27 Mars 2024
    Futja e më shumë minutave shtesë në Ligën Premier nënkuptonte një gjë, më shumë dramë. Ndërsa si neutral, një gol në kohën...
    Sport27 Mars 2024
    Ngjarjet fatkeqe që ndodhën më 17 mars pas sulmit të një grupi radikalësh të Trabzonsporit ndaj lojtarëve të Fenerbahces kanë pasur tashmë...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Prishtina dy net më parë u trondit nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në rrugën ‘Jeronim De Rada’, ku si...
    Lajme28 Mars 2024
    Megjithë propozimet që u bënë të hënën nga Kosova e Serbia për dinarin, nuk u arrit asnjë dakordim. Sipas Kryenegociatorit të Kosovës,...
    Lajme28 Mars 2024
    Sot do të mblidhet Komisioni parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Ata do të diskutojnë rreth organizimit të një tryeze për shëndetin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme. Seanca do të mbahet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, i cili para gati dy dekadave kishte vizituar Kosovën. Ai ishte...
    Lajme27 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar se fondi për blerjen e sistemit anti-tank “Javelin”, është fond shtesë i ndarë nga qeveria....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.