×
  • Sport
  • Sport

    Distria Krasniqi fiton medalje të artë në Portugali

    FrontOnline
    28 Janar 2022

    Distria Krasniqi, kampione olimpike, ka fituar Grand Prixin e Portugalisë, duke marrë kështu një tjetër medalje ari në Kosovë. Ajo mposhti në finale kroaten Ana Viktorija Puljiz.

    Në kategorinë -52 kilogramë, xhudistja kosovare ishte e pamposhtur sot, duke fituar katër lufta, shkruan lajmi.net.

    Distria e kaloi raundin e parë pa kundërshtare, kurse në raundin e dytë mposhti francezen Leonie Gonzalez.

    Pas francezes, të njëjtin fat e pati edhe Ariane Toro Soler, e cila nuk i hapi shumë vështirësi kosovares.

    Gjysmëfinalja ishte një luftë më e vështirë për Distrian, e cila fillimisht shkoi në disavantazh prej 0:1, por barazoi dhe më pas bëri edhe IPPON për ta kapur finalen.

    Në finale, Disi u përballë me kroaten Ana Viktorija Puljiz, të cilën po ashtu arriti ta kalonte me sukses, me IPPON, për medaljen e artë.

    Kujtojmë se sot garuan edhe Flaka Loxha e Erza Muminoviq, por të dyja u eliminuan herët.

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Sport24 Prill 2024
    Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, ka thënë se Bayern Munich e ka kontaktuar për ta pasuar Thomas Tuchel në detyrën e trajnerit...
    Sport24 Prill 2024
    Barcelona raportohet se është duke e vëzhguar sulmuesin e Liverpoolit, Luis Diaz. Anësori kolumbian sipas medieve spanjolle, është objektiv primar i Barçës....
    Sport24 Prill 2024
    Prishtina i është bashkuar Ballkanit në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Kjo pasi të mërkurën e ka eliminuar Dritën në...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se padyshim që Beogradi zyrtar është arsyeja pse ndodhi dështimi i referendumit për shkarkimin e kryetarëve...
    Lajme25 Prill 2024
    Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja vjen pas zbulimeve të rasteve të...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti është duke mbajtur një fjalim sot në një organizim të fondacionit Bertelsmann Stiftung mbi temën e kërkesës së Kosovës...
    Lajme25 Prill 2024
    Një fjalim i përfaqësuesi i Sllovenisë në OKB Samuel Zbogar (ish- shef i zyrës së BE’së në Kosovë) në seancën e Këshillit...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se personi që u godit me veturë për vdekje qëllimshëm nga një person tjetër, ishte shtetas...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skenderaj. Policia është duke e hetuar rastin. “Skenderaj / 23.04.2024-15:00. Ankuesi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.