×
  • Lajme
  • Lajme

    Disa nga të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj pritet të dërgohen në Turqi

    FrontOnline
    05 Janar 2021

    Më shumë se 40 veta janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi në një restaurant në Ferizaj, ku 14 prej tyre janë dërguar për trajtim në QKUK.

    Disa nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ku shkalla e djegies shkon deri në 50%. Rastet e tilla nuk mund të trajtohen në vend pasi që Kosova nuk ka Qendër të Djegieve.

    Burime të Front Online brenda Ministrisë së Shëndetësisë thonë se 3 pacientë që kanë marrë lëndime më të rënda pritet të dërgohen për trajtim në Turqi.

    Edhe drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Zejnë Buja, gjatë një deklarate për media bashkë me u.d të presidentes, Vjosa Osmani, u ka bërë apel drejtuesve të institucioneve të Kosovës që ta shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të një Qendre të Djegieve, të cilën sipas tij, vetëm Kosova nuk e posedon, ku mund të trajtohen rastet e rënda të djegieve dhe mos të shpenzohen para jashtë vendit.

    Një shpërthim i tillë i një bombole të gazit ka ndodhur javën e kaluar edhe në Prishtinë, ku janë lënduar 15 veta, të cilët poashtu janë trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. /Front Online/

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Dogana e Kosovës njofton se mbledhja e të hyrave ka tejkaluar 500 milionë euro. Sipas Doganës kjo arritje paraqet një rritje të...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati ka reaguar pasi Marrëveshja e Ohrit është bërë zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi, shkruan Periskopi. Katrati përmes...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka renditur disa nga skandalet e qeverisë Kurti. Ajo është shprehur kureshtare se...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, tha se kërkesat transakcionale ndaj Kosovës që nuk kanë të bëjnë me demokracinë, të...
    Lajme25 Prill 2024
    Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Distria Krasniqi e...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. Në një postim në “X” Tuppurainen ka shkruar se Evropa do të humbiste...
    Lajme25 Prill 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F. D, nën dyshimin për vrasje...
    Lajme25 Prill 2024
    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Një skemë mashtrimi përmes faturave fiktive, me vlerë 1 milion euro në dëm të shtetit shqiptar është parandaluar në kohë nga Prokuroria...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.