×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Disa metoda natyrale dhe efektive që ju vijnë në ndihmë për të reduktuar ankthin

    FrontOnline
    04 Qershor 2022

    Nëse ndonjëherë e keni të vështirë të ruani qetësinë, pra, nëse shqetësoheni para një takimi ose e keni vështirë të flini para një prezantimi të rëndësishëm në punë nuk keni përse të pini ndonjë ilaç për të lehtësuar ankthin. Ka një sërë mënyrash për të përballuar ankthin në këto raste.

    Ja cilat janë 4 mënyrat natyrale që mund t’ju qetësojnë dhe vijnë në ndihmë:

    Merrni frymë thellë: Teknika e frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes ndihmon për lehtësimin e ankthit. Frymëmarrja abdominale që karakterizohet nga frymëmarrje të ngadaltë dhe të thella për vetëm 20 deri në 30 minuta në ditë mbush trurin me oksigjen, i cili stimulon sistemin nervor dhe relakson trupin.

    Përpiquni të meditoni:  Sipas një studimi të kryer vetëm 30 minuta meditim në ditë mund të ulin nivelet e ankthit dhe depresionit deri në 38%, duke pasur të njëjtën efekt si ilaçet. Hulumtuesit shkencorë mendojnë se disiplina e kërkuar për meditimin, që përfshin përqendrimin në frymëmarrje, ndjesitë trupore, mendimet, mund t’ju ndihmojnë të largoni efektet negative, si shqetësimi i tepërt apo nivelet e larta të ankthit.

    Pini një çaj kamomili: Kamomili njihet për efektet e tij qetësuese. Kjo sepse ai përmban apigenin, një flavonoid që lidh të njëjtët receptorë në tru si Xanax dhe valiumi, dy nga ilaçet që përdoren zakonisht kundër ankthit. Nëse nuk keni çaj kamomili studimet sugjerojnë se çaji jeshil mund t’ju sigurojë gjithashtu efekte qetësuese.

    Dëgjoni muzikë më shpesh gjatë ditës: Dëgjimi i muzikës së lehtë para se të bëni një punë stresuese mund të qetësojë sistemin nervor autonom. Zgjidhni një këngë që ju bën të ndiheni mirë, sipas preferencave tuaja./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Vip29 Nëntor 2024
    Driloni ka vazhduar të diskutoj me Gresën për çështjen e puthjes dhe përqafimeve, sipas tij me zor. Ai i tha asaj që...
    Vip29 Nëntor 2024
    Pas situatës tensionuese kur Xheneta dhe Gresa provokuan Drilonin duke iu afruar dhe tentuar ta puthnin, e siç e quanin ato prank...
    Vip29 Nëntor 2024
    Driloni i ka thënë Gresës që gjithçka bën për lojë. Sipas tij, edhe Vullneti e ka kuptuar se cila është loja e...
    Vip29 Nëntor 2024
    Derisa Xheneta dhe Gresa provokuan Drilonin duke iu afruar dhe duke tentuar ta puthnin, e më pas e akuzuan se po i...
    Vip29 Nëntor 2024
    Banoret e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta dhe Gresa përmes një shakaje kanë tentuar ta puthin Drilonin. Kjo vjen pasi...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka shkuar në kampin Bondsteel për të festuar Festën e Falënderimeve (Thanskgiving) bashkë me ambasadorin amerikan. Ajo aty ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.