Më poshtë gjeni disa mënyra efektive për të mbajtur në formë trupin tuaj, si dhe duke forcuar sistemin imunitar:
Pini ujë: Uji është lëngu thelbësor për funksionimin e duhur të trupit. Sasia e mjaftueshme e ujit në baza ditore rrit sistemin imunitar dhe eleminon toksinat e tepërta nga trupi.
Pini sa më shumë çaj jeshil dhe çajra bimore: ndryshe nga kafja, çaji jeshil është shumë alkalin dhe është një pastrues shumë i mirë i trupit. Mund të zgjidhni çaj organik të zi, jasmini etj.
Reduktoni konsumimin e sheqerit: Sheqeri është një nga produktet më acide për trupin. Ai bën të mundur akumulimin e baktereve të këqija në zorrë. Përpiquni të shmangni ëmbëlsuesit artificialë pasi janë të dëmshëm.
Hani sallatë dhe perime çdo vakt: Perimet jeshile janë shumë të rëndësishme për shëndetin. Konsumimi i tyre furnizon trupin me vitamina dhe minerale dhe gjithashtu forcojnë sistemin imunitar.
Bëni aktivitet fizik: Përveç se aktiviteti fizik forcon sistemin imunitar, aktiviteti fizik bën të mundur djerësitjen dhe largimin e toksinave nga trupi.
Flini mirë dhe reduktoni stresin: Të dyja këto janë një efekt të drejtpërdrejtë në organizëm./FrontOnline/