Vetëm se jeni ende në të 20-at tuaja, kjo s’do të thotë se mund të pini alkool pa masë, të flini 4 orë gjumë e më pas të pretendoni se faturat e “mëkateve” s’do të përkthehen ca vite më vonë në lëkurën tuaj.
Askush s’e do këtë, prandaj bëni mirë ta shmangni. E kemi fjalën për rudhat, të cilat po, pjesërisht mund të filloni të parandaloni edhe pse jeni ende në të 20-at.
1- Gjej produkte të fytyrës (pudër, krem, hidratues etj) me formulë të përshtatshme me llojin e lëkurës.
2- Mos thyej rregullin themelor të kujdesit të lëkurës. Pavarësisht se çfarë ndodh, se sa e lodhur je apo se në çfarë ore vjen në shtëpi, mos harro të largosh make up-in nga fytyra.
3- Mos e tepro me produktet kundër rrudhave
4– Bëj herë pas here maska rigjeneruese.
5- Përdor krem për sytë. Lodhja shfaqet e gjitha tek to!
6– Konsumo ushqime të pasura me antioksidantë, fruta, fruta të thata, peshk, manaferra etj.
7– Pi shumë ujë.