×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Disa gabime që po bëni që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

    FrontOnline
    21 Mars 2025

    Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një plani që funksionon më mirë për ju.

    Pavarësisht nëse sapo keni filluar të ndiqni planin tuaj për rënien nga pesha, apo keni javë të tëra që përpiqeni, ka disa zakone që duhet t’i shmangni me çdo kusht. Sepse me shumë mundësi nuk do të humbni kurrë peshë nëse i bëni ato pjesë e rutinës tuaj.

    Më poshtë janë të listuara pesë zakone të këqija nga të cilat duhet të hiqni dorë nëse dëshironi të përshpejtoni rezultatet.

    -Nuk po kontrolloni ushqimin që konsumoni

    Pavarësisht nëse një lloj ushqimi i caktuar konsiderohet një i shëndetshëm apo jo, nëse konsumohet në sasi të shumta mund të ngadalësojë rezultatet që dëshironi të merrni. Prandaj këshillohet të kontrolloni e sasinë që konsumoni, në mënyrë që të dini se sa kalori po merrni gjatë ditës dhe të minimizoni ngrënien e tepërt.

    -Po anashkaloni vaktet

    Anashkalimi i vakteve ju bën më të prirur të bëni zgjedhje të gabuara ushqimore nga uria. E për më tepër kjo do të thotë që ju të mos merrni vlera ushqyese për të cilat trupi ka nevojë që të funksionojë në mënyrë të shëndetshme.

    -Po konsumoni pije me sheqerë

    Shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa kalori dhe sheqerna të shtuar kanë shumica e pijeve. Konsumimi i tepërt i sheqerit jo vetëm që mund të çojë në shtim peshe, por edhe konsumi i alkoolit, në veçanti, mund të ngadalësojë metabolizmin tuaj.

    -Nuk po pushoni mjaftueshëm

    Mos e nënvlerësoni fuqinë e një pushimi të mirë dhe rikuperimit pas stërvitjes tuaj. Sa më pak të pushoni, aq më shumë ka gjasa që të grumbulloni kilogramët e tepërt.

    -I jepni përparësi ushtrimeve dhe jo të ushqyerit

    Stërvitja është diçka e rëndësishme për çdo program për humbje peshe, por duhet të ketë një ekuilibër midis stërvitjes dhe ushqimit. Këtu hyn në lojë rregulli 80/20 për të humbur peshë. Ku 80 % e humbjes së peshës bazohet në atë që konsumoni, ndërsa 20 % në ushtrimet që kryeni. Pavarësisht se sa kohë keni që bëni stërvitje, nëse ushqimi që konsumoni është i lartë në kalori, nuk do të humbni peshë. Ju duhet të digjni më shumë kalori sesa konsumoni.

    Nga Rubrika
    Lifestyle18 Prill 2025
    Konsumimi i arrave mund të përmirësojë shëndetin e spermës, ka treguar një studim i ri. Meshkujt të cilët konsumuan sasi të moderuar...
    Lifestyle17 Prill 2025
    Dashi Horoskopi i datës 17 prill 2025 nga Christine Haas Dielli do ju bëjë të shihni anën piktoreske të jetës gjatë kësaj...
    Lifestyle16 Prill 2025
    Ngrënia e ushqimit nga enë plastike mund të rrisë ndjeshëm mundësinë e ndalimit kongjestiv të zemrës, zbulon një studim i ri dhe...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, për FrontOnline është shprehur kundër idesë për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme...
    Lajme19 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, në një intervistë për Tëvë1, ka folur rreth synimit të LVV-së dhe GUXO për të...
    Lajme19 Prill 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media të sot nga ora 10:00 deri...
    Lajme19 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sali Zyba, ka folur për FrontOnline pas propozimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli...
    Lajme19 Prill 2025
    Në qytetin e Mitrovicës së Jugut pak orë para mesnatës ka ndodhur një incident me armë zjarri, ku një i dyshuar ka...
    Lajme19 Prill 2025
    Pas dështimit të dy përpjekjeve radhazi për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës – fillimisht më 15 prill dhe më...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.