[wp-story]

Lajme

Diplomati i dështuar, 18 muaj zero njohje

Diplomati i dështuar, 18 muaj zero njohje
21:57 | 04 Gusht 2019

Behgjet Pacolli është ministri i Punëve të Jashtme që i ka sjellur më së paku njohje shtetit të Kosovës që nga marrja e këtij posti.

Që një vit e gjysmë apo saktë që nga data 15 shkurt 2018 asnjë shtet i botës nuk e ka njohur Kosovën shtet të pavarur.

Kryediplomati, Behgjet Pacolli, për përiudhën 18 mujore, Kosovës i sjelli vetëm një njohje- atë të Ishujve Barbados.

Vendi besohet se do të shkojë në zgjedhje edhe një muaj, kësisoj, Pacolli, pritet ta marrë epitetin si ministri që i sjelli më së paku njohje Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në anën tjetër homologu i tij serb, Ivica Dacic, vazhdimisht bën propagandë kundër Kosovës. Ashtu si ish-shefi i tij, Sllobodan Millosheviq, Ivica Dacic, vazhdon politikën e egër ndaj Kosovës. Dacic punon dhe lobon kundër Kosovës, pretendon se deri më tani ka arritur t’i bindë disa shtete që t’ia heqin njohjen shtetit tonë.

Në tërë këtë situatë, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme thonë se po punohet vazhdimisht për sjelljen e njohjeve të reja për Kosovën.

Po ashtu Dacic kishte shpërndarë materiale që e paraqisnin Kosovën si vend të tmerrshëm pak para votimit për anëtarësim në Interpol. Si pasojë e kësaj propagande, shteti ynë dështoi të bëhej pjesë e kësaj organizate.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera