×
  • Lajme
  • Lajme

    Diplomacisë kosovare prej vitit 2021 do t’i shtohen edhe atashetë kulturorë

    FrontOnline
    24 Nëntor 2020

    Diplomacia kosovare, përveç aktivitetit diplomatik dhe politik, prej vitit 2021 do të ketë edhe përfaqësim kulturor, përmes atasheve kulturorë.

    Kësaj i hapi rrugë nënshkrimi i sotëm i memorandumit të bashkëpunimit, ndërmjet ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. Përmes këtij veprimi të parë administrativ, u tha se do të promovohet kultura kosovare dhe do të paraqiten të arriturat e vendit në shtetet respektive.

    Ministrja Haradinaj-Stublla tha se ky vendim do t’i hapë rrugë një përfaqësimi edhe më të mirë të diplomacisë së vendit.

    “Bashkë me ministren Vlora Dumoshi nënshkruam marrëveshjen e shkallës së shërbimit në mënyrë që të rrisim nivelin e misioneve tona. Përveç aktivitetit diplomatik dhe politik, tani do të kemi edhe përfaqësimin kulturor. Shteti ynë po fiton çdo ditë dhe përkrahës të pashoq në rrugën e konsolidimit dhe prezencës së saj në botë falë punës së palodhshme edhe të ambasadorëve tanë funksionalë, por edhe të ambasadorëve tjerë që e bëjnë atë punë me patriotizëm dhe dëshirë. Kosova ka pasur ambasadorë edhe pa kredenciale, por që kanë përfaqësuar në mënyrën më të mirë shtetin në art, kulturë, rini dhe sport”, tha ajo.

    E kolegia e kryediplomates në ekzekutiv, ministrja Dumoshi tha se në pozitën atashe kulturorë do të emërohen figura eminente të kulturës dhe sportit.

    “Përveç atasheve që i kemi, ushtarakë policor, tash diplomacia jonë me kontributin e Ministrisë së Jashtme, në krye me ministren ne kemi vendosur që t’i kemi edhe atashetë kulturorë. Ne posa e nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit dhe me anë të kësaj marrëveshje mundësohet emërimi i atasheve kulturor, të cilët do të promovojnë kulturën e Republikës së Kosovës në vendet ku ata akreditohen. Atashetë kulturorë do të emërohen figura eminente të kulturës dhe sportit që kanë përcëllim përfaqësimin e vendit tonë në misione diplomatike të Kosovës, duke u bazuar në synimin e përbashkët për fuqizimin e diplomacisë kulturore dhe sportive. Me emërimin e atasheve kulturor do të arrijmë të promovojmë kulturën tonë duke shkëmbyer përvoja me shtetet respektive dhe njëkohësisht do të paraqesim të arriturat tona të kulturës, trashëgimisë, rinisë dhe sportit. Urojmë që në vitin 2021 të fillojmë hapat e parë me emërimin e atasheve kulturorë”, deklaroi ajo.

    Këtë memorandum ministrja Haradinaj-Stublla e cilësoi si një gur-themel për themelimin e një strategjie të përbashkët kulturore.

    “Nënshkrimi i sotëm është një hap i parë administrativ, pro edhe një gur-themel për të bërë më tutje hapat drejt definimit të strategjisë së përbashkët kulturore, por edhe definimin e personaliteteve dhe njerëzve të cilët do të bëjnë një punë të mirë në përfaqësimin e vlerave kulturore”, u shpreh Haradinaj-Stublla.

    Vendimi që Kosovës t’i shtohet edhe përfaqësimi kulturorë në diplomaci u tha se do të ketë edhe kosto financiare, të cilat do të mbulohen nga qeveria.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Gjermania i ka ndjekur nga afër zhvillimet në Asamblenë Parlamentare...
    Lajme24 Prill 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, derisa ka komentuar dy raportet ndërkombëtare, atë të Departamentit amerikan të Shtetit dhe atë...
    Lajme24 Prill 2024
    Ka filluar takimi i anëtarëve të komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Emisari i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, tha se vendi i tij është përkrahës i fortë i Kosovës, por shtoi se është kyçe tash...
    Lajme24 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim delegacionin nga Republika e Çekisë, nënkryetarin e senatit të parlamentit,...
    Lajme24 Prill 2024
    Zyra e Kryeministrit sot ka nxjerrë detaje tjera nga biseda e mbrëmshme e kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Francës, Emmanuel Macron....
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Gjermania ka ngritur akuza ndaj gjashtë shtetasve të huaj nën dyshimet se kishin planifikuar sulme terroriste në emër të grupit ekstremist, Shteti...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar nisjen e punës për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore të...
    Lajme24 Prill 2024
    Mospjesëmarrja e serbëve në votimet për largimin ose jo të kryetarëve në komunat veriore, mund të reflektohet në dialogun Kosovë - Serbi....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.