Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dikur këshilltar i Apostolovës e sot në Speciale-E kaluara e prokurorëve të Hagës ngre dyshime për kredibilitetin e tyre

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të shefes së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

    Bashkë me këtë të fundit, Cezary Michalczuk u takuan disa herë edhe me grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës ku temë ishte Gjykata Speciale.

    Në pozitën e shefit të sundimit të ligjit në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Michalczuk (Mihailcuk) në fillim të këtij viti publikoi edhe raporte për konfiskimin e pasurisë.

    Por, tash e tre muaj, nga Kosova, Michalczuk është emëruar si prokuror në Gjykatën Speciale në Hagë.

    Emërimin e tij si prokuror e kanë konfirmuar për RTK-në edhe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

    Madje, Michailczuk u paraqit në fundin e tetorit, në seancën ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa… EFEKT

    RTK ka kërkuar një qëndrim edhe nga Zyra e BE-së në lidhje me performancën dhe angazhimin e Michalczuk në Kosovë, por që ata nuk kanë pranuar të komentojnë.

    Michalczuk për disa vite ka qenë edhe prokuror i EULEX-it. Ishte udhëheqës i hetimeve në rastin Drenica ku u dënuan Sami Lushtaku, Sylejman Selimi e 10 pjesëtarë tjerë të UÇK-së për krime lufte.

    Michalczuk kishte udhëhequr hetimet edhe për masakrën në Krushë të Vogël, por që ky krim serb kurrë nuk arriti të gjykohet. Pavarësisht se prokurori polak, kishte thënë se ka gjetur diku 56 të dyshuar.

    “Së paku numri i të dyshuarve arrin në 56, për momentin. Tani jemi duke intervistuar dëshmitarë, jemi duke grumbulluar edhe dokumentacionin relevant. Koha është problem që po na përcjellë në këtë rast. Nga tani, do të na duhen edhe disa muaj, kjo varet edhe nga bashkëpunimi që vjen jashtë Kosovës”, kishte thënë Michalczuk në marsin e vitit 2013.

    Organizatat që monitorojnë sistemin e drejtësisë, emërimi i Michalczuk dhe prokurorëve tjerë që kanë punuar në EULEX, nuk janë shenja të mira për punën e Speciales.

    “Nuk e ka integritetin e duhur për tē hetuar rastet në Hagë, pasi ka shërbyer në kosovë 7-8 vite në Kosovë, ka punuar me Prokurorinë e Kosovës, i njëjti nuk garanton paanësi dhe pavarësi”

    Miftaraj thotë se e njëjta vlen edhe për prokurorët e tjerë të EULEX.

    “Këta prokurorë mund të kenë edhe interesa personale për të shfryer egon, për dështimet 20 vite mundohen ta shpaguajnë veten në Hagë, atëherë unē nuk ia falë besimin prokurorëve të tillë”, thotë ai.

    Cezary Michalcsuk nuk është i vetmi prokuror i Gjykatës Speciale, që më herët ka punuar me EULEX-in në Kosovë.

    Prokurorja në rastin ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, ka punuar për disa vite në Kosovë. Ajo ka udhëhequr rastet si Medicus por edhe rastin që njihet si Grupi i Dobrosinit.

    Kurse, Andrew Carney gjatë kohës sa ka qenë pjesë e EULEX-it, kishte udhëhequr rastin e vrasjes së Triumf Rizës.

    Zv/prokurori i Specializuar, Alex Whiting nuk ka punuar në EULEX, por njihet për hetimin ndaj Fatmir Limajt, Haradin Balajt e Isak Musliut në Hagë.

    Në Tribunalin e Hagës kanë punuar edhe prokurorët e tjerë të Speciales si: Alan Tieger e Silvia D’Ascoli, duke udhëhequr rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina, Radovan Karaxhiq e Ratko Mlladiq.

    Prokurori kryesor i Specializuar në Hagë, është amerikani Jack Smith. Përderisa, asnjë nga emrat e prokurorëve, nuk figuron në ueb-faqen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Kronika25 Mars 2023
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili kishte vjedhur 63 drita solare në lagjen Jusuf Gërvalla në Prishtinë. Rastin në...
    Kronika25 Mars 2023
    Një person është arrestuar pasi ishte i kërkuar nga Policia e Kosovës për ngacmim. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e...
    Kronika25 Mars 2023
    Një femër në Lipjan ka njoftuar në Polici së është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. E, njëjta pas sulmit ka pranuar...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2023
    Përmes një njoftimi dërguar mediave, KEDS, ka njoftuar për punime në rrjet. Në njoftim bëhet të ditura qytetet dhe koha kur pritet...
    Lajme25 Mars 2023
    Diplomati gjerman, Joakim Ryker tha se në momentin që marrëdhëniet Kosovë-Serbi do të normalizohen, atëherë do të bëhet dhe njohja e plotë...
    Lajme25 Mars 2023
    12:00Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të mbajë konferencë për medie, në lidhje me njoftimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial. (MD,...
    Lajme25 Mars 2023
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot (e shtunë) të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Vranësirat në orët...
    Sport24 Mars 2023
    Bernardin Jakaj nuk njeh humbje. Boksieri shqiptar i cili jeton në Vjenë ka fituar meçin ndaj serbit, Nikoliç. Jakaj ishte më i...
    Vip24 Mars 2023
    Alaudin Hamiti sigurisht që ishte ndër emrat më të lakuar së fundmi. Kjo edhe për shkak se ai bashkë me prezantuesen Jonida...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.