×
  • Lajme
  • Lajme

    Dikur i quante plaçkitje, tash Hoti emëron vetë koordinatorë nacionalë

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti po emëron koorndinatorë nacionalë, ndërsa një vit më parë, Hoti si opozitar, e quante emërimet e koordinatorëve plaçkitje, shkruan Gazeta Express.

    Qeveria e Avdullah Hotit ka nisur emërimin e atyre që quhen koordinatorë nacionalë.

    Ministri i tij i Brendshëm, Agim Veliu, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, i arsyetoi nevojën për një koordinator që do ta luftojë terrorizmin.

    E, pikërisht emërimin e një të tilli e kishte krtikuar Avdullah Hoti, kur ishte shef i Grupit Parlamentar të LDK’së.

    “Vazhdon plaçkitja e buxhetit nga Qeveria e PAN-it. Sot në mbledhjen e Qeverisë u rrit numri i këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, e cila edhe ashtu nuk ka kuptim të ekzistojë. Po ashtu, sot u caktua edhe një koordinator nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, megjithëse janë forcat e rendit dhe njësitë e specializuara kundër terrorizmit.

    Kësaj nuk i thonë ndryshe veçse plaçkë derisa e kanë në dorë buxhetin e qytetarëve”, kishte shkruar Hoti në shkurt të vitit 2019.

    Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ketë koordinator nacional për zbatimin e Strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit.

    “Në mënyrë që të implementojmë aktivitetet dhe obligimet është e nevojshme që të caktohet koordinatori nacional”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

    Zv.kryeministri Besnik Tahiri ka arsyetuar nevojën e të pasurit koordinator.

    Disa të tillë ishin emëruar në Qeverinë Haradinaj për çështje të caktuara, por me ardhjen e Qeverisë Kurti ata ishin pushuar dhe vendet e tyre të punës ishin shuar. Javën e kaluar, kryeministri Avdullah Hoti vendosi të emërojë koordinator edhe për dialogun me Serbinë, gjë që u kritikua nga shoqëria civile.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda partisë, duke deklaruar se qëndrimi i saj...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se marrëveshja ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë mund të zgjerohet,...
    Lajme20 Mars 2025
    Gjykata Themelore në Mitrovicë u ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji tetë personave të arrestuar një ditë më parë, nën dyshimet...
    Të tjera
    Lajme20 Mars 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka vdekur bashkëluftëtari i tij, Qaush Selca, nga Barani. Në në postim...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Një i mitur është arrestuar në Gjirokastër, nën dyshimin se tentoi të grabiste një pikë të këmbimit valutor. Sipas policisë, 16-vjeçari kishte...
    Vip20 Mars 2025
    Banori i Big Brother VIP Albania, Laert Vasili, ka ngjallur reagime të forta pas një deklarate kontroverse, ku pretendon se rrjedh nga...
    Sport20 Mars 2025
    Islanda ka arritur shpejt të barazojë rezultatin ndaj Kosovës. Vetëm tre minuta zgjati gëzimi i “Dardanëve”. Ishte Oskarsson i cili realizoi në...
    Sport20 Mars 2025
    Kosova ka arritur të kalojë në avantazh ndaj Islandës në play-offin e Ligës së Kombeve. Ishte Lumbardh Dellova i cili realizoi në...
    Lajme20 Mars 2025
    Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, e ka akuzuar kryetarin e këtij qyteti, Alban Hyseni, se është i përfshirë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.