[wp-story]

Lajme

Digjet një veturë në Vushtrri, policia jep detaje

Digjet një veturë në Vushtrri, policia jep detaje
12:08 | 16 Janar 2020

Një veturë mëngjesin e sotëm është djegur në rrethana të pasqaruara deri më tani në qytetin e Vushtrrisë.

Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Avni Zahiti zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Rreth orës 03:00, në SP Vushtrri, nga ana e ankuesit pronar i veturës, është raportuar se në rrethana të panjohura, është përfshirë nga zjarri automjetit i tij me targa vendore i cili ka qenë i parkuar në rrugë afër shtëpisë së tij”, ka thënë Zahiti.

Ai ka thënë se policia po e heton këtë rast.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore, njësia e zjarrëfikësave dhe eksperti i zjarrit. Rasti është inicuar dhe po hetohet si zjarrëvënie”, ka thënë Zahiti.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera