Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi/Lajçak takohet me Ramën e Vuçiqin në Nju Jork

Dialogu Kosovë-Serbi/Lajçak takohet me Ramën e Vuçiqin në Nju Jork
08:07 | 21 Shtator 2022

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në SHBA është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Lajçak në takimin me Ramën dhe Vuçiqin ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa me Abazoviqin për gjendjen politike në Mal të Zi.

“Pata një takim shumë të dobishëm me Edi Ramën në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Ne diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës për njohuritë dhe mbështetjen e tij për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Kurse, ka treguar më në detaje se çka ka biseduar me presidentin Vuçiq, transmeton Front Online.

“Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë javën e kaluar, unë po ashtu vazhdova bisedën me presidentin e Serbisë, Vuçiq në New York…Ne biseduam për mënyrën si ta çojmë para normalizimin e raporteve me Kosovën”, shkruan ai.

 

Ndërkaq, me kryeministrin në largim të Malit të Zi është diskutuar për situatën politike atje.

“Bisedova me Dritan Abazoviqin rreth situatës aktuale politike në Mal të Zi. Potencova se BE pret progres të dukshëm të Malit të Zi në reformat drejt BE-së”, shkruan Lajçak./Front Online

 Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera

Të tjera